Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Nisin hetimet për mbrojtësin Bonucci, iu bënte presion lojtarëve të tjerë…

Leonardo Bonucci nuk do të jetë në gjendje të luajë sonte në finalen e Kupës së Italisë, por problemi i tij në gju nuk është i vetmi për të këto ditë. Siç raportohet nga gazeta “Il Messaggero”, Federata Italiane e Futbollit ka hapur një hetim mbi aktivitetet e Agjencisë së Alessandro Lucci, menaxherit të mbrojtësit bardhezi, të cilin e akuzojnë për “blerjen” e lojtarëve me presion dhe premtime. Një çështje që përfshinte agjentët e Kulusevskit, Castrovilli dhe Scamacca.

Sipas ankesës së “Assoagenti”, Lucci përdori mbrojtësin e Juventusit për të bindur lojtarët e tjerë për të ndryshuar agjent, me “mesazhe të vazhdueshme, premtime për të përmirësuar kontratat dhe gjithashtu ftesa në kombëtaren italiane”.

Bonucci, sipas akuzave, ishte në krye të “presionit” të shokëve të tij të skuadrës për t’u transferuar tek agjencia e Lucci, por jo i vetmi. Premtimi i supozuar i një thirrjeje në kombëtare, nëse konfirmohet, do të përfshinte gjithashtu FIGC. Hetimi nga zyra e prokurorit federal lindi gjithashtu për këtë arsye.

Related posts

E BUJSHME NË ITALI/ Ish-ylli i Seria A flet për finalen e parakohshme, rikthimin e Inter dhe Piatek

Delo.autor

VDEKJA E KOBE BRYANT/ Shikoni tatuazhin e bërë nga Lebron James (FOTO)

Delo.autor

BAYERN BËN GODITJEN E RADHËS/ Mbretërit e Europës arrijnë marrëveshjen me Ajax për mbrojtësin…

Delo.autor

Leave a Comment