Futboll La Liga Sport

E BUJSHME/ Real Madrid tenton shkëmbimin e madh, provon “kartën” Hakimi për yllin e Inter-it…

Duke parë gjendjen e rëndë financiare që po kalojnë skuadrat në Europë për shkak të pandemisë COVID-19, veçanërisht Interi e cila zyrtarisht me anë të zv.presidentit Havier Zaneti deklaroi se kanë shumë borxhe dhe do t’i duhej vite për të rregulluar bilancin.

Dhe për këtë gjë klubi zikaltër vë në synim rregullimin e bilancit me anë të shitjeve të yjeve të saj, me Lautaro Martinez në krye i cili rinovimi i kontratës së tij mbetet ende pezull. Sipas mediave italiane, Reali i Madridit po fillon lëvizjet e para për të bindur skuadrën zikaltër që ka fiksuar çmimin për sulmuesin argjentinas i cili kushton 90 milionë euro.

Një shumë e madhe kjo për madrilenët që po luajnë “kartën” Ashraf Hakimi i cili me hyrjen në tratativë çmimi i operacionit Lautaro do të ulej ndjeshëm. Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë, por mesa duket madrilenët e kanë seriozisht për të veshur Lautaron me “camiseta blanca”.

Related posts

INTER NUK DI TË NDALET/ Pas një asist “MAGJIK nga Brozovic, Hakimi ndëshkon Bologna-n (VIDEO)

Delo.autor

Zidan zbulon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Bayernit

Sadik.Autor

E KRAHASUAN ME RONALDON/ Sanchez nuk do të luajë më për këtë vit për Man United

Isa.Autor

Leave a Comment