Futboll Sport

E BUJSHME/ Zidave në prag largimi, vendin e tij pritet ta zejë ish trajneri i Juventusit

Zinedin Zidan do të largohet nga Reali i Madridit. Këtë e di presidenti Florentino Perez, e dinë lojtarët madrilenë, por e mësuan edhe tifozët përmes mediave. Francezi ka bërë një mbledhje me të gjithë lojtarët duke ua ka thënë vendimin e tij për t’u larguar. Tani fillon më e vështira. Ky lajm nuk ka qenë aspak i lehtë për Florentino Perezin. Zinedin Zidan është shumë për Realin dhe vendi i tij është i vështirë për t’u zënë. Kjo histori ka ndodhur edhe në lamtumirën e tij të parë në vitin 2018, ku u zëvendësua nga Lopetegui dhe më pas nga Solari.

zidane-barcelona-real-madrid-clasico-2021_lrezpodawruu1kbhim1l86max

DILEMAT – Në klub kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e Zidanit dhe në lidhje me profilin e trajnerit që i duhet Realit. Në fillim dukej Raul Gonzalez, ndërsa tani është Masimiliano Alegri kandidati kryesor për t’u ulur në tribunën e “Bernabeu”-t. Është një thashethem që qarkullon prej ditësh në Itali, ndërsa tani mund të bëhet realitet. Alegri ka qenë një dëshirë e hershme e Realit të Madridit, por kontrata që kishte me Juventusin e ka penguar të largohej. Ish-trajneri i “Zonjës së Vjetër” ka 2 vite i papunë. U largua nga Juventusi në vitin 2019, pas 5 vitesh dhe me 5 tituj kampionë radhazi dhe 2 finale Champions-i. Përpara se të merrte drejtimin e bardhezinjve, Alegri ka qenë trajner i Milanit, ku gjithashtu ka fituar një titull kampion dhe i Kaljrit.

Skuadra si Juvja dhe Napoli e kanë telefonuar për sezonin e ardhshëm, por ai është i joshur nga një aventurë me Realin e Madridit. Raul Gonzalez ka një ofertë nga Frankfurti, por prioriteti i tij është qëndrimi në Madrid. Brenda klubit ka disa zëra që e promovojnë si trajnerin e së ardhmes, ndërsa të tjerë mendojnë se i duhet eksperiencë për të drejtuar Realin e Madridit. Alegri është ai që do të sjellë eksperiencën e tij, aspektin taktik dhe dëshirën e madhe për të marrë rezultatet. Di të menaxhojë kampionë dhe të ndërtojë skuadra të forta në aspektin mbrojtës.

alegri

NDRYSHIMI – Florentino Perez e ka thënë se skuadrës së tij i duhet një ndryshim sepse futbolli është i tillë. Gjithçka do të nisë nga trajneri dhe më pas do të vazhdojë edhe me futbollistët. Disa prej tyre do të nisin aventura të tjera, ndërsa të tjerë do të rinovojnë. Nëse Alegri do të zgjidhet zyrtarisht, atëherë do të ketë takim mes tij dhe Perezit për të planifikuar të ardhmen dhe blerjet që do të duhen për t’u rikthyer kompetitivë në Europë dhe në Spanjë

Related posts

MARRËVESHJA/ Gati 45 milionë euro, Guardiola kërkon të blejë “kopjen” e Rud Gullit

Delo.autor

ARRITI SUKSESIN HISTORIK/ Majlinda Kelmendi ka një dedikim special: Medaljen ja dedikoj…

Delo.autor

FITORE ME GOLEADË/ Manchester City “shkarkon artilerinë” në “FA Cup”

Delo.autor

Leave a Comment