Futboll Seria A Sport

“IBRA? ZLATAN ËSHTË MË SHUMË SE NJË LOJTAR”/ Pioli: Mendoj për sezonin e ri, me Milanin dua një…

Pjesëmarrës në një emision të televizionit të klubit, Stefano Pioli ka bërë disa deklarata në lidhje me sezonin e Milanit.

FITORJA E FUNDIT – “Të dielën e dinim se mund të mbyllnim një rreth. Nga ajo disfatë në Bergamo, ne filluam të ndërtonim rrugën tonë, një Milan të ri, të përbërë nga shumë punë, shumë vullnet, për të besuar gjithmonë në gjërat në të cilat jemi përqendruar. Ishte një udhëtim i bukur, i vështirë, por stimulues që na dha kënaqësi të pabesueshme ndaj Atalantës. Ne kemi arritur një qëllim të rëndësishëm përmes një performance tjetër të shkëlqyeshme”.

MOSHË E RE – “Mendoj se në fillim të sezonit ishte e drejtë të kalëronim entuziazmin e djemve tanë, sepse gjërat po shkonin mirë, me të vërtetë: freskia mendore na dha shumë energji dhe ne e shfrytëzuam atë. Shfrytëzuam lirinë për të dalë në fushë pa u shqetësuar. Gjëja më e vështirë ishte kur filluam të humbnim disa ndeshje. Mbase në atë moment mbërriti tensioni dhe shqetësimi. Ne, Maldini dhe Masara u treguam të zotë për të mos humbur kurrë besimin në mënyrën tonë të punës dhe qëndrimit në fushë. Mendoj se ishte gjëja më e mirë sepse ekipi pati mundësinë të rritej me ekuilibrin e duhur dhe presionet e duhura, pa situata shumë të acaruara”.

GRUPI – “Deri të dielën në orën 23:00 të gjithë lojtarët e mi ishin të përqendruar dhe të motivuar për të arritur një qëllim shumë të rëndësishëm, duke ditur që disa prej tyre ndoshta do të kenë mundësinë të kenë përvoja të tjera tani e tuje. Për mua dhe për klubin, kjo do të thotë të kesh stërvitur një grup lojtarësh shumë të përgjegjshëm. I falënderoj të gjithë, veçanërisht ata që kanë luajtur më pak. Shumë lojtarë të rinj, si Dalo, Diaz, Kalulu, nuk kishin luajtur kurrë më parë si këtë sezon. Të gjithë korrën atë që merituan, atë që mbollën. Falë përkushtimit të tyre, vullnetit të tyre, ajrit që mbretëron brenda qendrës stërvitore, ne kemi shkuar përtej kufijve tanë”.

PËRGATITJA E NDESHJEVE – “Kemi në mendje parime shumë të qarta të lojës. Bëhet fjalë për të propozuar një futboll jopasiv, por proaktiv, jo të presësh, por të përpiqesh të komandosh dhe kontrollosh lojën, duke u përpjekur të jesh gjithnjë e më i rrezikshëm se kundërshtari. Atëherë gjithmonë përqendrohet vëmendja te kundërshtari në përgatitjen e një ndeshjeje. Është e rëndësishme t’u japësh lojtarëve mundësinë për të luajtur topin për ta vënë rivalët në vështirësi; jo të gjithë kundërshtarët janë të njëjtë. Ka ndeshje në të cilat është më mirë të jesh agresiv e në të tjera më pak, por gjithmonë duam të mundohemi të mbizotërojmë dhe të jemi më të rrezikshëm se kundërshtari”.

NDJESITË TE MILANI – “Te Milani u ndjeva komodqë nga dita e parë. Normal që skeptikët do të jenë gjithmonë aty derisa një trajner të fitojë, megjithatë duhet parë gjithashtu se çfarë situatash ka përjetuar dhe çfarë synimesh ka pasur në ekipet e mëparshme. Është shumë e lehtë t’i gjykosh fituesit vetëm nga kush fiton kampionate. Te Bolonja realizova 52 pikë, te Kievo shpëtuam 6 ndeshje nga fundi dhe ishte sikur të kishim fituar titullin.

SINDROMA E VITIT TË DYTË – “Viti im i dytë negativ ka qenë vetëm te Lacio. Ndiej që Milani mund të jetë faza e rëndësishme dhe vendimtare për karrierën time. Po, kjo më shtyn të jap më mirën time 100%, me pasionin tim, me entuziazmin, me ëndrrat e mia. Unë jam një njeri pozitiv: Kur sezoni fillon, gjithmonë besoj të arrij suksese të rëndësishme. Jam nga ata që përgatis shumë strategji për ndeshjen e radhës dhe mendoj se i di karakteristikat që duhen, për të parë kush është më i mirë apo më i keq, kush duhet të luajë titullar e kush mund të më duhet nga stoli. Gjithmonë është e vështirë të lësh në stol lojtarë që të japin gjithçka gjatë javës, por në këtë zanat duhet të bësh zgjedhje të tilla”.

IBRA – “Zlatani është më shumë se një lojtar, pasi për të mua ka qenë një asistent i jashtëzakonshëm. Pas sfidës me Atalantën i thashë që nga sezoni i ardhshëm do të luajë vetëm të mërkurave”.

DONARUMA – “Ka zhvilluar një sezon të pabesueshëm, duke u rritur shumë. Në muajin e fundit nuk është folur për të ardhmen e tij e të gjithë jemi treguar të zotë. Të gjithë menduan se e ardhmja jonë ishte ndeshja me Atalantën. Në këtë moment nuk mund ta di se çfarë do të ndodhë me Xhixhon”.

POPULLI MILANIST – “Këtë sezon tifozët e Milanit na kanë dhënë emocione të mëdha. Na karikuan duke na ndërgjegjësuar për atë që po bënim. Kemi pasur një sezon që ngroh zemrat e tifozëve për mirë apo për keq, sepse tifozët e kanë kuptuar që ne luajmë me shpirt, me vullnet. Duke i parë aq pranë nesh na dha energji për të përballuar një ndeshje shumë të komplikuar dhe shumë të vështirë si ajo me Atalantën”.

OBJEKTIVAT – “Kur mbërrita te Milani, u ndjeva mirë. Mendoj se jam në vendin e duhur dhe kjo më shtyn të jap gjithçka, të përpiqem të bëj diçka vërtet të rëndësishme. Sot po flasim për një sezon të shkëlqyeshëm, unë tashmë po mendoj për sezonin tjetër. Duhet të vazhdoj të dëshmoj se sa vlej, të rritem e të përmirësohem. Përfitova nga e gjithë përvoja ime për të ngritur shkallët dhe gjithashtu klubi na mbështet, ndaj ne do të bëjmë më të mirën e gjithçka që do të jetë e nevojshme për të realizuar idetë tona për të kënaqur një publik të tërë. E gjitha kjo është e mrekullueshme”.

ËNDRRAT – “Të fitoj diçka dhe ta bëj te Milani do të ishte diçka emocionuese, por më kujtohet shumë mirë një intervistë me Maldinin në të cilën ai tha se klubi për t’u rikthyer në një klub të lartë nevojitet që të luajë Ligën e Kampioneve për 2-3 vite rresht. Ne duhet të konfirmojmë veten, të rritemi: ky do të jetë qëllimi ynë. Ne duhet të fillojmë me ambiciet sepse jemi Milani. Unë ëndërroj natën dhe punoj ditën, në mënyrë që ëndrrat të bëhen realitet”.

Related posts

Aktorja e famshme e filmave porno Mia Khalifa zbulon skuadrën e zemrës (FOTO)

Isa.Autor

BOTËRORI 2022/ Laçi provon roveshatën ndaj Anglisë, përfundon me një përplasje kokë më kokë (VIDEO)

Delo.autor

Bayern Munich ndalon Ribery të festojë në këtë mënyrë

Sadik.Autor

Leave a Comment