Futboll Sport

E PABESUSHME/ Lëvizje dhe gjuajtje perfekte, shikoni SUPER GOLIN e mesfushorit Rapo në Kosovë (VIDEO)

Drenica mori një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa mposhti me rezultatin 4-2 Llapin, duke iu larguar zonës së ftohtë.

Një prej golave të Drenicës e shënoi ish-lojtari i Luftëtarit dhe Laçit, Donaldo Rapo, në minutën e 48-të. Ky i fundit pasi bën një lëvizje të shkëlqyer, gjuan bukur me të majtën nga jashtë zone, duke e ndalur topin në rrjetë, pasi fillimisht u përplas në shtyllë. Një gol me të vërtetë sopekatkolare, me mesfushorin që vazhdon të tregojë një formë të mirë.

Ndërkohë kujtojmë se te Drenica aktivizohen edhe disa ish-lojtarë të tjerë të Kategorisë Superiore, si Behar Ramadani, Eglentin Gjoni, Harallamb Qaqi dhe Erlis Frashëri.

VIDEO

Related posts

PSG “TOKET” TEK BARCELONA PËR DY LOJTARË/ Vetëm njëri prej tyre mund të transferohet në Paris

F.autor

Thauvin shënon golin e tretë për Marseille kundër RB Leipzig

Sadik.Autor

Momenti rrëqethës pas golit të Salah, shoku i përshkruan golin tifozit të verbër (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment