Futboll Seria A Sport

E QUAJTI IBRAN “SULMUES TË NDYRRË”/ Njihuni me “njeriun e armatosur”, portierin e ri të Milanit

Mike Maignan do të luajë për Milan sezonin e ardhshëm, ka raportuar “Gazzetta dello Sport”. Portieri 25-vjeçar i Lille, i kurorëzuar së fundi kampion i Ligue 1, do të zëvendësojë Donnarumma, i cili sapo ka përfunduar kontratën e tij dhe do të largohet nga ekipi kuqezi.

Portieri, i cili do të jetë në Kampionatin Europian të kësaj vere me Francën, arriti te Lille në sezonin 2015-2016 nga PSG, ku përkoi me Areola, tani shok skuadre, dhe gjithashtu me Zlatan Ibrahimovic, me të cilin kishte një anekdotë kurioze në një seancë stërvitjeje:

Më kujtohet një seancë stërvitore kur isha 17 vjeç, viti im i parë si profesionist. Ibra po stërvitej me 400 në orë dhe ia pritja goditjen e fortë. Ai madje më tha: ti je një portier i ndyrë! Unë iu përgjigja aty për aty: Ti je një sulmues i ndyrë!” Portieri mban mend se që atëherë e tutje ata shkuan mirë, duke pasur admirim për suedezin.

“Për momentin, ai më injoroi, por më pas, në dhomën e zhveshjes më tha se më vlerësonte dhe kuptova që më pëlqente jo vetëm si lojtar, por edhe si person”, – thotë Maignan, i cili gjithashtu kishte një “fërkim” edhe me lojtarin aktual të Juventusit, Adrien Rabiot, në një tjetër seancë stërvitore të PSG-së: “Ishte hera e dytë që takoheshim, por një shaka timen e mori si mosrespekt. Ai është një djalë i qetë, por ka një karakter shumë të fortë. Ne shkojmë mirë tashmë”.

Për lexuesit e “France Football”, Mike Maignan ka qenë portieri më i mirë i sezonit 2020-2021 (diçka që e arriti edhe më 2019). Madje, edhe ai vetë e ka përsëritur vazhdimisht vetëvlerësimin: “Unë nuk kam asgjë më pak se Oblak apo Neuer”.

Një lojtar që si fëmijë nuk dëshironte të luante portier, por sulmues. Në fakt, shumë nga shokët e skuadrës që përkuan me të, në kategoritë e ulëta, vazhdojnë ta quajnë “njeri të armatosur”. Gjatë rinisë së tij u rrit në një lagje të varfër, në periferi të Parisit dhe, si shumë të tjerë, kishte një fëmijëri të vështirë, gjë që e bën të vlerësojë jetën e tij aktuale: “Fitimi i katër Champions-ve nuk ka vlerë, trofeu i vërtetë është të jesh i lumtur me familjen. Synimi madhor është ta bëj nënën time krenare”.

Related posts

“Unë kam luajtur në Gjermani dhe kam…”, Shaqiri tregon recetën për t’u shpallur kampion

Delo.autor

Kraja në garë me Edi Martinin për stolin e Vllaznisë: Jam gati për një shans te kuqeblutë

Sadik.Autor

ZYRTARE/ Cazorla befason të gjithë dhe tradhton Arsenalin! Vazhdon karrierën në Lindjen e Mesme

Delo.autor

Leave a Comment