Futboll Seria A Sport

“SHIJOVA NJË QYTET MADHËSHTOR”/ Gattuso letër lamtumire: Napoli do të mbetet në zemrën time

Rino Gattuso përshëndet Napolin me një letër të hapur, të nënshkruar prej tij dhe të botuar në faqen zyrtare të klubit të Aurelio De Laurentiis: Trajnimi i Napolit ishte diçka e mrekullueshme, që zgjati një vit e gjysmë. Një përvojë e çmuar, që do ta mbaj për një kohë të gjatë në zemrën time. Falënderoj lojtarët, stafin e klubit, të gjithë punonjësit, presidentin De Laurentiis që më dha këtë mundësi. Shijova një qytet madhështor, ku jetova shumë mirë me familjen time dhe tifozët e jashtëzakonshëm, pavarësisht se pandemia na mbajti larg atmosferës unike të stadiumit me emrin e Diego Maradonës.

Sidoqoftë, ditën e fitores së Kupës së Italisë dhe në shumë momente të tjera ndjeva dashurinë unike të napolitanëve ndaj ekipit të tyre. Një dashuri që, së bashku me stafin tim, isha i detyruar t’i përgjigjesha duke punuar çdo ditë me përkushtimin dhe profesionalizmin më të madh. Tani rrugët tona janë ndarë, por unë kurrë nuk do t’i harroj këto muaj emocionues. Uroj Napolin për suksese të tjera”.

Gattuso u bashkua me Napolin në dhjetor 2019, duke marrë përsipër stolin e lënë bosh nga Carlo Ancelotti, i cili kishte qenë trajneri i tij në kohën e Milanit. Në kampionatin 2019-20, ai e solli ekipin blu në vendin e shtatë, ndërsa në sezonin që sapo përfundoi e humbi kualifikimin për në Champions ndeshjen e fundit, duke u renditur i pesti në Serie A. Në qershor të vitit 2020, Napoli i tij fitoi Kupën e Italisë, duke mposhtur Juventusin e Sarrit me penallti në finale.

Related posts

Telashe për portierin e Milan, akuzohet për lidhje me Camorra-n

Sadik.Autor

KAZAKISTAN-SHQIPËRI/ UEFA i beson drejtësinë gjyqtarit me përvojë nga Hungaria

Delo.autor

E veshur vetëm me TANGA/ Lojtarja SEKSI e Spartakut të Moskës ka problem me…

Isa.Autor

Leave a Comment