Futboll Sport

E RËNDË/ Dhunohet vajza e trajnerit të njohur italian (ARSYEJA)

ajza e trajnerit të Pescara, Gianluca Grassadonia u sulmua mbrëmjen e së dielës në Salerno.

Disa tifozë ultras të skuadrës së Salernitanës kanë dhunuar me shkelma 18-vjeçaren. Motivi i këtij sulmi dyshohet se është bërë për të frikësuar trajnerin Grassadonia në prag të sfidës me Salernitanën. Në një njoftim zyrtar, ekipi i Salernitanës ka dënuar veprimet kundër familjes së trajnerit të Pescara.

“Një ndeshje futbolli, megjithëse e rëndësishme dhe vendimtare, nuk mund të shkaktojë manifestime të tilla të dhunës verbale. Gjithçka duhet të mbetet brenda kontekstit të sportit”, thuhet mes të tjerash në njoftim.

Po ashtu, për këtë ngjarje ka reaguar edhe bashkëshortja e Grassadonia. Përmes një postimi në Facebook, ajo njoftoi se familja do të largohet nga Salerno.

“Pas pesë ditësh fyerjesh dhe kërcënimesh ndaj familjes sonë, ne nuk mund ta tolerojmë atë që ndodhi natën e kaluar”, theksoi ajo.

Related posts

Ofendime në kor kundër SHQIPTARËVE/ Shkëndija mposht Vardarin në derbi (VIDEO)

Isa.Autor

“MENDOJ SE NJË NDRYSHIM TANI…”/ Romario “shkarkon” Tite dhe zgjedh pasardhësin e trajnerit të Brazilit

Delo.autor

KASTRIOTI shtang ekipet e SUPERIORES/ NICA shpalos planin e triumfit: Ja si e mundëm Kamzën

Isa.Autor

Leave a Comment