Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Hamilton thumbon Verstappen: S’ka përvojë, titulli s’fitohet në një kthesë

Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, beson se incidenti i garës së fundit mes tij dhe rivalit për titull, Max Verstappen, do të jetë i fundit për këtë sezon. “Mendoj se të dy do të tregohemi profesionistë në pistë dhe se kemi mësuar nga e shkuara. Jam i bindur se nuk do të kemi më incidente gjatë këtij viti”, tha Hamilton.

“Të gjithë duhet të tregohemi inteligjentë dhe duhet të kuptojmë se kur duhet të heqim këmbën nga gazi në një kthesë. Vetëm përmes përvojës një pilot gjen ekuilibrat e duhur, që i japin mundësi të fitojë. Një titull nuk fitohet në një kthesë, pasi sezoni është i gjatë”, u shpreh Lewis Hamilton, piloti britanik i Mercedes.

Related posts

SHËNON GOLIN E PARË ME LAZION/ Hysaj hesht sërish kritikët (VIDEO)

F.autor

Imami zbulon sekretin: Ja çfarë na tha Paculti pas eliminimit në Kupë

Sadik.Autor

Juventus shënon dy gola të shpejt ndaj Milanit (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment