Futboll Ligue 1 Sport

ELIMINIMI NGA CHAMPIONS/ 300 milionë euro humbje, PSG përgatit mini revolucionin

PSG po përgatit një mini revolucion pas eliminimit nga Champions League.

Sipas Le Parisien, Mauro Icardi, Pablo Sarabia ose Thilo Kehrer do të shiten në merkaton e verës për të lehtësuar financat e klubit nga rrogat e larta.

Presidenti Al-Khelaifi, bashkë me Leonardo-n, do të nisë të planifikojë objektivat për sezonin e ardhshëm duke patur parasysh krizën ekonomike të shkaktuar nga Covid-19.

Humbjet e parisienëve, në fakt, mund të arrijnë deri në 300 milionë euro dhe një nga mënyrat për të shpëtuar bilancin është shitja e lojtarëve.

Një nga ata që kanë zhgënjyer më shumë në këtë sezon është Mauro Icardi, i cili duket se është me valixhe në dorë pavarësisht se kontrata i skadon në vitin 2024.

Ish-kapiteni i Inter-it ndiqet nga Juventus, që do të vihej në lëvizje në rast se Cristiano Ronaldo do të vendoste të largohej nga Torino. Objektivi i PSG është të rikuperojë investimin e bërë, edhe pse duket e pamundur që një klub të paguajë 50 milionë euro për argjentinasin për shkak të krizës botërore.

Related posts

ZBULON SEKRETET/ Bomberi Lewandowski: Ja çfarë kam mësuar nga Klopp, Guardiola, Ancelotti dhe Flick…

Delo.autor

FESTON 60-VJETORIN DHE ZBULON/ Collina: Isha tifoz me dy ekipe, por njërin e hodha nga kategoria!

Delo.autor

ZYRTARE/ Zvicra publikon listën e “EURO 2020”, lojtari shqiptar nuk preferohet nga trajneri Petkovic

Delo.autor

Leave a Comment