Champions League Futboll Sport

DUELI NË CHAMPIONS/ Tre sulmues në infermieri: Liverpool i “vrarë” kundër PSG

Dominic Solanke dhe Divock Origi nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit të Liverpool, Jurgen Klopp, për ndeshjen e Champions League kundër Paris Saint-Germain në “Anfield Road”. Dy sulmuesit u dëmtua në ndeshjen e luajtur me ekipin U-23, të dielën ndaj Swansea, ku gjithashtu shënuan gola.

Në dyshim mbetet edhe prania e Roberto Firmino, i cili u dëmtua ndaj Tottenham, pasi Alderweid i vuri një gisht në sy.

Duke folur për Liverpoolfc.com, Klopp tha: “Fatkeqësisht, sikur të mos mjaftonte dyshimi për praninë e Firmino edhe ata që mund ta zëvendësonin Solanke dhe Origi u dëmtuan në ndeshjen me U-23. I çuam atje që të ruanin formën pasi nuk kanë pasur minuta të mjaftueshme në këtë fillim sezoni, por që të dy janë të padisponueshëm për ndeshjen ndaj PSG.”

Në këto kushte, Daniel Sturridge është qendërsulmuesi i vetëm që ka marrë pjesë në stërvitjen e djeshme të Liverpool.

Related posts

E BUJSHME/ Leo Messi kërkon largimin nga PSG

F.autor

KASTRIOTI-PARTIZANI/ Vendoset baraspesha, Jasir Asani shënon për skuadrën e Dajës (VIDEO)

Delo.autor

DISFATA E “KATATALANASVE” NDAJ REAL MADRID/ Van Gaal i zhgënjyer: Ky “El Clasico” ma theu zemrën

Delo.autor

Leave a Comment