Futboll Sport

“EURO 2020″/ Nga Sergio Ramos tek Haaland, formacioni i yjeve që do të mungojnë është i frikshëm…

Edhe pak ditë na ndajnë nga Euro 2020.

The Sun ka zbuluar formacionin e kampionëve që do ta ndjekin Europianin nga divani. Një skuadër me të vërtetë e frikshme.

Portier

Formacioni i mungesave të mëdha në Euro 2020 ka në portë Jan Oblak. Portieri i Atletico Madrid, kampion i freskët i la Liga-s, nuk është kualifikuar me Slloveninë e tij.

Mbrojtës

Paketa e mbrojtjes është sigurisht ajo me emrat më të rëndësishëm mes mungesave. The Sun ka rreshtuar një mbrojtje me 5 lojtarë duke nisur nga Wan-Bissaka në të djathtë dhe Mendy në të majtë. Në qendër është treshja e formuar nga Jerome Boateng, nuk është grumbulluar nga Gjermania, Virgil Van Dijk, nuk është zgjedhur për shkak të dëmtimeve që ka patur gjatë sezonit, dhe Sergio Ramos, i lënë jashtë Spanjës nga trajneri Luis Enrique.

Mesfushorë

Emra prestigjiozë edhe në repartin e mesfushës. Me Isco, Pjanic dhe Milinkovic-Savic. Dy të fundit nuk janë kualifikuar me Bosnjën dhe Serbinë, ndërsa lojtari i Real Madrid është lënë jashtë nga lista e Spanjës.

Sulmues

Dy emra me peshë edhe në sulm .

The Sun ka zgjedhur eksperiencën e Zlatan Ibrahimovic, i dëmtuar në fazën e fundit të kampionatit italian me Milan-in, dhe të riun Erling Haaland, i sapo shpallur lojtari i vitit në Bundesligë.

Related posts

Pjanic shumë pranë Man City? Dybala mesazh shokut të skuadrës…

Isa.Autor

E RRALLË/ “VAR” me telefon, gjyqtari ndryshon 4 herë vendimin për golin. Vrapon drejt tunelit për…

Delo.autor

NUK NDALEN NË MERKATO/ “Blutë e Londrës” i rrëmbejnë talentin Manchester United, ja emri

Delo.autor

Leave a Comment