Champions League Futboll Sport

Njihuni me rekordin fantastik të Zidane kundër Bayern Munchen

Shumica e trajnerëve në Evropë do të tmerroheshin nga fakti se do luanin përballë Bayern Munich, por për Zinedine Zidane është ndryshe, sepse në ndeshjen e Champions League që do të luhet këtë javë, trajneri francez është më i qetë, pasi ai ka një rekord të shkëlqyer kundër Bayernit që prej kohës kur ishte lojtar apo edhe si trajner. Francezi është përballur kundër tyre në nëntë raste dhe ka humbur vetëm dy ndeshje, ndërsa gjithmonë i ka eliminuar spanjollët. Në dy raste i ka eliminuar si lojtar, por ai gjithashtu ka dhënë më të mirën dhe në periudhën kur ishte ndihmësi i Carlo Ancelotti-t dhe në çerekfinalen e sezonit të kaluar.

Hera e parë që është përballur me ekipin gjerman, ka qenë në Kupën UEFA 1995/96, kur ishte lojtar i Bordeaux. Nuk luajti në ndeshjen e parë, duke u aktivizuar në të dytën ku humbi me rezultatin 3-1.

Edhe pse humbën në ndeshjen e parë çerekfinale në Gjermani me rezultatin 2-1 në sezonin 2001/02, “Los Blancos” fituan ndeshjen e dytë dhe avancuan më tej.

Dy vjet më vonë, dy gjigantët evropianë u përballën përsëri me njëri-tjetrin, këtë herë në 1/16 ku këtë herë ishte Zidane ai që shënoi golin vendimtar, me një goditje të shkëlqyer në pjesën e dytë, duke u siguruar spanjollëve kualifikimin, sepse rezultati përfundimtar ishte 2-1.
Më vonë erdhën ndeshjet me Zidane në stol si trajner. Bayern që në atë kohë drejtohej nga Pep Guardiola u shkatërruan më rezultatin 5-0 e përgjithshëm në sezonin 2013/14, dhe atëherë Zidane ishte asistent i Ancelotti-t. Ndeshja e fundit kur janë përballur kanë qenë vjet, kur ekipi i drejtuar nga Ancelotti humbi me rezultatin e përgjithshëm 6-3 pas kohës shtesë. 

Related posts

Tottenham-Juventus, ja kush ekip favorizohet nga kompanitë e basteve

Q.Autor

TRIUMFI I SHQIPËRISË NË GRUPIN C4/ Ja rregulli “bombë” për kualifikimin në Botëror

Delo.autor

MERRET VENDIMI/ Ja kur do të nisë Superiorja dhe Kategoria e Parë…

Delo.autor

Leave a Comment