Futboll Sport

FINALJA E EUROPA LEAGUE/ Trajneri Emery: Një herë Ferguson më pyeti “nuk do të të pëlqente që…”

Të mërkurën në mbrëmje do të zhvillohet akti i fundit i Europa League.

Në finale do të jetë Manchester United, që e ka ngritur trofeun herën e vetme dhe të fundit me Jose Mourinho-n në 2017-ën, dhe nga ana tjetër Villarreal.

Kjo do të jetë finalja e parë për skuadrën spanjolle pas gjysmëfinaleve të 2004, 2011 dhe 2016. Megjithatë, për trajnerin i Nëndetëses së Verdhë, Unai Emery, që e ka fituar tri herë radhazi këtë kompeticion, ajo e së mërkurës do të jetë finalja e pestë në Europa League.

Pikërisht në lidhje me dominimin e tij në këtë kompeticion, Emery ka zbuluar një bizedë që ka patur me Sir Alex Ferguson.

“Një herë kishim një mbledhje të trajnerëve në Nyon dhe unë kam folur në mbrojtje të Europa League. Dhe Ferguson më ka pyetur ‘nuk do të pëlqente të fitoje Champions-in?”, ka thënë Emery në konferencë për shtyp.

“Dhe unë i kam thënë se do të më kishte pëlqyer, por se Europa league është një kompeticion ku skuadrat, tifozët dhe futbollistët marrin një vlerësim të rëndësishëm”.

Related posts

Në Kategorinë e Parë imitojnë gjestin e Salihit, Bardhi: Gjyqtarit i grisën kartonin, ja çfarë bëri

Q.Autor

KTHEHET NË “PËRBINDËSH”/ Shikoni si Donnarumma shlyen golin e falur me tri superpritje (VIDEO)

Delo.autor

Kontrata 3-vjeçare për dy talentet shqiptarë të Zyrihut

Sadik.Autor

Leave a Comment