Futboll Seria A Sport

FITORE ME AROMË TITULLI/ Inter mposht Crotone-n dhe prek me një dorë trofeun e Serie A

Inter ka bërë një tjetër hap drejt titullit në Serisnë A.

Zikaltrit kanë mundur 2-0 Crotone-n, duke zyrtarizuar rënien në Serinë B të këtyre të fundit dhe duke shkuar përkohësisht 12 pikë larg Atalanta-s së vendit të dytë kur kanë mbetur edhe katër ndeshje nga fundi.

Në rast se bergamaskët do të ndalen të dielën nga Sassuolo, milanezët do të kenë sigurinë matematikore të titullit.

Sfida e luajtur në Ezio Scida është zhbllokuar në minutën e 69-të nga Eriksen. Danezi ka gjetur golin tri minuta pas futjes në fushë në vend të Sensi-t.

Në fundin e takimit, në minutën e 93-të, ka ardhur edhe goli i sigurisë për skuadrën e Conte-s, i shënuar nga Hakimi.

Related posts

U ARRESTUA 2 JAVË MË PARË NGA POLICIA/ Ja kush është futbollisti që dhunoi barbarisht lojtarin e Maliqit

Delo.autor

“NA PRET NJË TRANSFERTË VËSHTIRË, POR…”/ Mesfushori Rakitic mban fjalën dhe “kërcënon” Barcelona-n

Delo.autor

“GJITHÇKA ËSHTË E MUNDUR”/ Kërkon të marrë në pronësi “Djajtë e Kuq”, ja oferta “GALOPANTE” e princit saudit

Delo.autor

Leave a Comment