Futboll MMA Sport Të tjera

FORBES PUBLIKON LISTËN/ McGregor “merr” fronin, Messi mund Ronaldon. Ja renditja e 10-të sportistëve më të paguar në botë…

Revista e biznesit “Forbes” ka zbuluar 10 sportistët më të paguar për sezonin që lamë pas teksa në krye të renditjes ngjitet sportisti I UFC-së Konor MekGregor.

Sipas gjigandit amerikan, MekGregor kryeson listën në kuotën e 180 milionë dollarëve, shifrat të frikshme këto duke llogarit të ardhura nga të gjitha burimet si sporti, reklamat apo dhe bizneset private.

Pas irlandezit vjen Lionel Mesi, i cili vazhdon ende të mundë Ronaldon në listën e më të paguarve. Argjentinasi e mbylli vitin me 130 milionë dollar, ndërsa portugezi me vetëm 10 milionë dollarë më pak.

Në vendin e 4-të renditen ylli u futbollit amerikan Dak Preskot i cili arriti të fitoje shumën e 107.5 milionë dollarëve. Fill pas tij renditet ylli i Lejkërsave, Lebron Xhejms me 96.5 milionë dollarë. Vendi i 6-të i takon përsëri një futbollisti, këtë herë është Nejmar, i cili e mbylli vitin me 95 milionë dollarë fitime.

Në vendin e 7-të renditet tenisti Roxher Federer në kuotën e 90 milion dollarëve. 3 vendet e fundit i takojnë Luis Hamilton me 82 milionë dollarë, Tom Bradi me 76 milionë dollarë ndërsa në vendin e 10-të renditet Kevin Durant në kuotën e 75 milionë dollarëve fitime.

Renditja e plotë

1-Konor MekGregor 180 milionë dollarë

2-Lionel Mesi 130 milionë dollarë

3-Kristian Ronaldo 120 milionë dollarë

4-Dak Preskot 107.5 milionë dollarë

5-Lebron Xhejms 96.5 milionë dollarë

6-Nejmar 95 milionë dollarë

7-Roxher Federer 90 milionë dollarë

8-Luis Hamilton 82 milionë dollarë

9-Tom Bradi 76 milionë dollarë

10-Kevin Durant 75 milionë dollarë

Related posts

E DHIMBSHME/ Po bënte prova, aksidentohet pë vdekje piloti portugez… (FOTO)

Delo.autor

Beckham dhe Ibrahimovic, suedezi i plotëson dëshirën legjendës së “Tre Luanëve”

Isa.Autor

BARYERN MUNICH-SEVILLA/ Ndeshja mes kampionëve të Champions dhe të Europa League (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment