Futboll Shqipëri Sport

“GJIMSHITI, MES 5 MË TË MIRËVE NË EUROPË”/ Trajneri Reja: Bergamo e meriton një trofe prej… pandemisë

Berat Gjimshiti është duke kaluar një tjetër sezon fantastik, teksa me Atalantën siguron pjesëmarrjen për herë të tretë në grupet e Champions-it. Elozhet për të kanë qenë të shumta dhe së fundmi, edhe trajneri i Kombëtares, Edi Reja e ka “ngritur në qiell” formën e qendërmbrojtësit.

GJIMSHITI – “’Xhimi’ është një mes pesë apo gjashtë mbrojtësve më të mirë në Europë. Ai është rritur shumë nga sa e kujtoj në momentet e para kur e kam aktivizuar titullar në një fitore kundër Gasperinit në Xhenoa 2-1 në vitin 2016 (më 15 maj një ndeshje e vendosur nga golat e D’Alesandro dhe Kurtiç ku Gjimshiti ishte në mbrojtjen me katër përkrah Kontit, Masielos dhe Brivios)”.

ATALANTA – “Argëtohem duke e parë Atalantën në çdo ndeshje që luan. Nuk humbas asnjë prej tyre. Kualifikimi në Champions, është absolutisht i merituar. Megjithatë, nuk duhet ta ulë për asnjë moment ritmin e saj të ndeshjes, pasi rrezikon që t’i ndërlikojë së tepërmi ndeshjet siç bëri edhe ndaj Xhenoas. Mund të vërë në rrezik edhe rezultate të sigurta, siç rrezikoi këtë fundjavë, por edhe siç në të shkuarën ka humbur pikë shumë të rëndësishme”.

KUPA E ITALISË – “Jam për Atalantën sepse mendoj se do të bëjë lojën e saj. Jam i sigurt, që Gasperini do të përballet me Juventusin si skuadër dhe nuk do të mendojë vetëm për Ronaldon apo duke hequr dorë nga loja dhe filozofia e tyre”.

FINALJA – “Malinkoviski është bërë një futbollist shumë i rëndësishëm, mund të bëjë diferencën. Vlen shumë për një finale njësoj si edhe dyshja Zapata-Muriel. Atalanta meriton që ta ngrejë lart një trofe këtë sezon, sidomos për atë që ka kaluar qyteti i Bergamos përgjatë pandemisë”.

MILANI NË FUND – “Në ndeshjen e fundit me Milanin mund të ndodhë gjithçka, mirëpo Milani ia ndërlikoi vetes jetën me atë që bëri. Megjithatë, të fitosh në Bergamo nuk është aspak diçka e lehtë”, ka deklaruar trajneri i Kombëtares, Edi Reja për “L’Eco di Bergamo”.

Related posts

LARGOHET NË FORMË HUAZIMI/ Portieri i Juventus drejt transferimit tek klubi francez… (FOTO)

Delo.autor

FITOI VENDIN E TITULLARIT TEK BARCELONA/ De Jong premton: Do të rritem çdo ditë që…

Delo.autor

“MË KËRKOI KASTRIOTI”/ Portieri Sherri: Na shkatërroi gjykimi, ju tregoj të ardhmen

Delo.autor

Leave a Comment