Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NGA SPANJA/ Rangnick-Ronaldo krisje totale, trajneri gjerman e dërgon te…

Marrëdhënia e Kristiano Ronaldos dhe trajnerit Ralf Rangnik është krisur totalisht, sipas “As”.

Tensioni në dhomat e zhveshjes që kur tekniku gjerman mori drejtimin e Mançester Junajtidit pas shkarkimit të Solskjaerit, ka qenë gjithnjë i lartë, ndërsa rezultatet në fushë mbeten zhgënjyese.

Sipas “As”, tekniku provizor nuk ka mbështetjen e senatorëve të “Djajve”, me sulmuesin portugez në krye. CR7 nuk beson se 63-vjeçari ka aftësinë për të kthyer timonin e skuadrës, e cila rrezikon pjesëmarrjen në Champions sezonin e ardhshëm.

Dhe për t’i përkeqësuar gjërat akoma më shumë, 63-vjeçari akuzoi në konferencën për shtyp të premten përpara ndeshjes me Sauthemptonin se 37-vjeçari nuk po shënon mjaftueshëm.

Ronaldo është shënuesi më i mirë i skuadrës këtë sezon (14 gola), por nuk e ka gjetur golin prej 6 ndeshjesh, seria më e gjatë që prej vitit 2009. Dhe ai është i ndërgjegjshëm për formën e dobët dhe nuk është aspak i kënaqur nga vetja.

Të dielën, ai mbërriti i pari në qendrën stërvitore “Carrington” dhe u largua prej andej i fundit, pas 5 orësh. Sot është momenti më i mirë për t’u zhbllokuar, ndërsa Junajtid rikuperon ndeshjen e prapambetur kundër Brajtonit.

Rangnik pranon problemet në skuadrën e tij dhe tha në konferencë se i ka kërkuar psikologut të tij, Sasha Lense, që të ndihmojë lojtarët e tij për ta kaluar këtë situatë:

“Kam folur me Sashën për problemin e pësimit të golave dhe po flasim me lojtarët një për një se përse kjo ndodh dhe çfarë duhet të bëjmë për të shënuar golin e dytë dhe të tretë.

Për momentin vendi i katërt është ai që ne duam dhe është arritja më e madhe që mund të kemi në kampionat. Sigurisht që në Champions duam të avancojmë në raundin tjetër, por nuk do të jetë e lehtë. Në Premier Ligë duam vendin e katërt”.

Related posts

Atletico-Sporting, portugezët sfidojnë favoritët

Sadik.Autor

Filipe Luis mund ta humbet Botërorin në Rusi

Q.Autor

REAGON MAN UNITED/ Ka ngushtuar epërsinë e Southamptonit, shënon Lukaku (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment