Futboll Sport

HISTORI FRYMËZUESE NGA CHELSEA/ U diagnostifikua me kancer, por nuk u dorëzua dhe arriti në finalen e Champions-it

Një histori frymëzuese vjen nga skuadra e Çelsit, më saktë nga skuadra e femrave, aty ku luan portierja An-Katrin Berger.

Kjo e fundit nuk ka pasur një karrierë të lehtë futbollistike. Në vitin 2017, portierja 30-vjeçare, kur ishte pjesë e skuadrës tjetër angleze të Birmingamit, u diagnostifikua me sëmundjen e rëndë të kancerit. Megjithatë për fatin e saj të mirë, e zbuloi në kohë dhe ia doli ta mposhtë këtë sëmundje pas 4 muajve luftë.

Pavrësisht sëmundjes, Berger nuk hoqi dorë nga ëndrra e saj për futbollin, teksa në vitin 2019 u bashkua me skuadrën e Çelsit, ku prej asaj kohe ka treguar paraqitje të shkëlqyera, duke u konsideruar si një nga portieret më të mira në botë.

Pas gjithë vuajtjeve të kaluara, tashmë Berger po shijon një periudhë të artë, teksa së bashku me skuadrën e saj janë kualifikuar për në finalen e Ligës së Kampioneve për femra, ku do të përballen me Barcelonën.

Related posts

“NE DUHET TË INSISTOHEMI PËR OBJEKTIVAT QË KEMI”/ Pioli: Nuk merakosem për të ardhmen time, por të Milanit

Delo.autor

GJIGANTI ITALIAN SHFRENON FANTAZINË/ Pronoton Guardiolën dhe Mbappe për sezonin e ri…

Delo.autor

GUARDIOLA BËHET ME DHIMBJE KOKE/ Titullari i Man City i nënshtrohet operacionit në gju

Isa.Autor

Leave a Comment