Futboll Sport

NUK NJOHIN HUMBJE KËTË SEZON/ Skuadra e madhe europiane 1 ndeshje larg titullit kampion

Sportingu i Lisbonës është vetëm një ndeshje larg titullit kampion në Portugali. Barazimi mes Benfikës dhe Portos ditën e djeshme, i ka dhënë një asist Sportingut që tashëm e shikon veten në krye të tabelës me 8 pikë diferencë, kur kanë mbetur edhe 3 javë për t’u luajtur.

Këta të fundit nuk e fitojnë titullin prej plot 19 vitesh dhe pritjes tashmë po i vjen fundi, teksa festën tifozëve ia mohon vetëm matematika. Sportingu gjithashtu ka vendosur edhe një rekord në këtë sezon, teksa nuk njeh humbje në kampionat prej 31 ndeshjesh në kampionat, humbja e fundit daton në korrik të vitit dhe sezonit të kaluar.

Dy barazime në ndeshjet e fundit do ishin të mjaftueshme që Sporting Lisbona të shpallej zyrtarisht kampion në Portugali, teksa sezonin tjetër do i shohim në Ligën e Kampioneve.

Related posts

SFIDA NDAJ “DEMAVE TË KUQ”/ Sulmuesi Nuabueze kthehet në problem tek Laçi, ja shkaku…

Delo.autor

Dëmtohet Patrik Schick, Roma në alarm

Q.Autor

SKANDAL/ Zënkë mes çiftit, shokun e skuadrës së Sadikut e përplas e dashura me makinë

Delo.autor

Leave a Comment