Futboll Premier League Sport

HUMBI FINALEN E EUROPA LEAGUE/ Trajneri Solskjaer: Ne duhet të mësojmë nga kjo. Nuk duhet ta shijojmë këtë ndjesi…

Nuk ka festë më 26 maj 2021 për Ole Gunar Solskjaerin, trajnerin e Mançester Junajtidit. 22 vite pas atij goli që u dhuroi Champions-in “Djajve të Kuq” kundër Bajernit në Barcelonë, në një prej finaleve më të pabesueshme të turneut, norvegjezi nuk arriti të bëjë bis, këtë herë në stolin e skuadrës.

Pyetja e parë për teknikun e Mançester Junajtidit, është nëse do ta konsideronte sezonin një sukses dhe ai u përgjigj: “Jo”.

“Në dhomën e zhveshjes ka rënë heshtja. Janë të gjithë shumë të zhgënjyer. I tillë është futbolli. Ndonjëherë ai vendoset vetëm nga një goditje. Ne duhet të mësojmë nga kjo. Nuk duhet ta shijojmë këtë ndjesi, por ta ndiejmë atë në mënyrë që të mos e përsërisim më. Nuk arritëm të shfaqeshim.

Nuk luajtëm dot siç dimë ne. Mendoj se e nisëm mirë. Ata shënuan me të vetmen goditje në portë. Jemi të zhgënjyer që pësuam nga një tjetër goditje standarde. Vijareali na e bëri të vështirë, duke mbyllur hapësirat. Ata u mbrojtën mirë dhe ne nuk krijuam raste të mëdha.

Tani nuk është koha për të drejtuar gishtin për atë që unë duhet të kisha bërë ndryshe. Por, kur del pa një trofe nuk i ke bërë të gjitha detyrat mirë. Sigurisht që kemi bërë hapa përpara. Ishim një hap larg trofeut”, tha Solskjaer.

Related posts

SHKËLQEN LULLAKU NË KAMPIONATIN RUMUN/ Sulmuesi shqiptar “abonohet” me golin (VIDEO)

Delo.autor

BËN LLOGARIT ME DËMTIMIN E YLLIT TË EKIPIT/ Pochetino: Rikthehet në kohë për…

Delo.autor

PAS MARADONËS/ Tjetër zi në Argjentinë, shuhet trajneri legjendar…

Delo.autor

Leave a Comment