Futboll Sport

“IBRA GATI TË NA NDIHMOJË…”/ Pioli: Ekipi do të reagojë, e meritojmë Champions-in

Milani nuk është duke përjetuar një moment të mirë, teksa me dy humbjet radhazi ndaj Sasuolos dhe Lacios, skuadra kuqezi e sheh veten jashtë zonës Champions në vendin e 5-të. Në vigjilje të sfidës ndaj Beneventos, e cila është e programuar të zhvillohet sot në “San Siro” në ora 20:45, trajneri Stefano Pioli është shfaqur në konferencën e zakonshme për shtyp për të analizuar takimin në fjalë.

Çfarë mendoni për komentet rreth Milanit në këtë moment?

Ka shumë diskutime. Ne bëmë një fazë të parë të shkëlqyeshme, ndërsa në atë të dytë po gabojmë më tepër. Duhet të jemi më kompaktë dhe të vendosur, pësojmë shumë gola shumë dhe nuk kapitalizojmë aq shumë sa krijojmë.

Çfarë jave ishte? A po reagon skuadra?

Ky ekip gjithmonë ka pasur qëndrimet e duhura. Përmes këtyre sfidave dhe këtyre vështirësive, një grup i ri si yni mund të rritet më tej. Ne kemi pasur momente të lumtura dhe pozitive, duhet të tregojmë se mund t’i kapërcejmë edhe ato të vështirat. Unë kam parë një ekip të vendosur, por ne duhet ta dëshmojmë në fushë “.

Sa e rëndësishme është afërsia e Maldinit dhe e klubit?

Mbështetja e drejtuesve nuk ka munguar kurrë. Ata janë njerëz që dinë se çfarë është futbolli, ata e dinë se sezone kaq të vështira kalojnë edhe nëpër momente delikate. Afërsia e tyre na ndihmon dhe është e rëndësishme. Tani mendojmë për ndeshjet e fundit, e më pas do të bëjmë bilancet. Jam i bindur për punën time.

Si është Ibra?

Të gjithë e dimë se sa i rëndësishëm është për ne si nga pikëpamja teknike, ashtu edhe nga aspekti e personalitetit. Jemi të lumtur që Ibra është përsëri në dispozicion të tij.”

stefano_pioli_ac_milan-6-e1614503451754

A po ndikon çështja e rinovimeve në skuadër?

Unë shoh një grup të vëmendshëm me një dëshirë të madhe për të punuar. Kundër Lacios kemi humbur në pjesën e dytë, të gjithë e dimë se duhet të bëjmë më mirë. Nuk është se pashë pak përqendrim. Askush nuk mendon për të ardhmen, thashethemet që qarkullojnë jashtë nuk na kanë prekur. E ardhmja jonë është nesër(sot).

Është rastësi që ekipi vuan kundër ekipeve që luajnë me 3 mbrojtës?

Nuk mendoj se kjo është e gjitha, por ne duhet të jemi më të kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Kundër Sasuolos kemi luajtur 4-4-2, por nuk ishim shumë konkretë në disa situata. Ndaj Beneventos do të na duhet cilësi dhe përqendrim për të fituar.”

Ekziston rreziku që dikush në ekipin tuaj mendon që tani për Juven?

Askush nga ne nuk po mendon për Juven. Ajo ndeshje mund të bëhet e rëndësishme vetëm pas rezultatit me Beneventon. Gjykimet e rëndësishme do të jenë ato në fund të kampionatit, jo tani. Kjo do të varet nga ajo që ne arrijmë të bëjmë. Nëse përfundojmë në katër të parat do të ketë gjykime pozitive, përndryshe nuk do të jenë të tilla.

Related posts

SHËNOI SUPERGOL NË FUNDJAVË/ Granit Xhaka tregon sekretin (VIDEO)

Isa.Autor

Sandro Wagner: Ronaldo shënon më shumë gola në ndeshje sesa unë në stërvitje

Sadik.Autor

PËRBALLJA SHQIPËRI-RUSI/ Shikoni golat e Rrakllit, Lalës e Tares 18 vite më parë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment