Futboll Seria A Sport

INTER E KONTAKTOI PAS LARGIMIT TË CONTES/ Inzaghi do vazhdojë në Serinë A, arrin marrëveshjen me klubin italian

Simone Inzagi do të vazhdojë të jetë pjesë e Lacios. Trajneri italian mbrëmjen e djeshme ka pasur një takim me presidentin Klaudio Lotito dhe drejtorin Igli Tare.

Të gjithë bashkërisht kanë rënë dakord për rinovimin e kontratës deri në vitin 2024. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, marrëveshja është mbyllur dhe Inzagi do të përfitojë 2 milionë euro në sezon. Të Lacio janë të lumtur me punën e bërë nga italiani dhe për këtë arsye kanë vendosur për rinovimin e kontratës, e cila përfundonte në qershor.

Kujtojmë se ditën e djeshme në mediat italiane qarkullonte lajmi se Inzagi ishte kontaktuar nga drejtuesit e Interit, pas largimit të Kontes. Zikaltrit e pëlqenin shumë teknikun lacial, për shkak se përdor edhe të njëjtën skemë si Konte dhe lojtarët nuk do e kishin të vështirë të përshtateshin.

Related posts

“DO TA ZGJIDHJA SËRISH GIAMPAOLON”/ Flet Maldini: Zlatan Ibrahimovic një mundësi, por…

Delo.autor

Gjen “dashurinë e vjetër”/ PLAKU nuk i beson rezultatit: U krijua panik, Koliqi na mohoi fitoren

Isa.Autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Barcelona-Atletico Madrid në “Camp Nou”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment