Sport Të tjera

LeBron: Zoti na dha një tjetër shans për titullin

LeBron James është kualifikuar për të 8-in vit me radhë në finalet e play off-it në NBA, ku do të kërkojë një tjetër titull kampion me skuadrën e Cleveland. Sërish përballë do të jetë skuadra kampione në fuqi e Golden State, një mision disi i vështirë për Cavaliers, por jo për “mbretin James”, që beson te mrekullia, ashtu sikurse ka bërë deri më tani

“Kemi realizuar gjëra fantastike këtë muaj dhe tani na u dha shansi për të dueluar për titull dhe bërë sërish ëndrrën realitet. Zoti na e dha këtë shans dhe nuk duhet ta hedhim poshtë, përkundrazi. Unë jam gati, skuadra gjithashtu, ndaj besojmë se mund të fitojmë sërish”, u shpreh LeBron James në prag të finaleve, që do të nisin më datën 1 qershor.

Skuadra kampione e Golden State ka shansin se do të luajë 4 nga 7 finalet në fushën e saj, duke nisur nga dy përballjet e para. Te Cleveland në dyshim për këtë sfidë të parë është Kevin Love, i dëmtuar, por me një LeBron magjik, si ai i muajve të fundit, gjithçka mund të ndodhë në fushë. LeBron James është edhe pretendenti kryesor për trofeun MVP

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Milan kalon me lehtësi Salernitanën dhe merr vendin e parë në Serie A

Delo.autor

“Putana” e pranishme në çdo grumbullim, tani Manaj “merr hak” ndaj Xhakës (VIDEO)

Isa.Autor

FORMULA 1/ Mercedes lëshon alarmin: Duhet të reagojmë, në të kundërt humbasim fronin

Delo.autor

Leave a Comment