Futboll Seria A Sport

INTER NË KRIZË EKONOMIKE/ Presidenti Zhang nis garën kundër kohës për të shmangur katastrofën

Është zhvilluar një takim mes drejtuesve të Inter-it dhe skuadrës.

Steven Zhang ka provuar të gjejë një marrëveshje për rrogat, pas refuzimit nga ana e lojtarëve për të hequr dorë nga dy muaj rrogë. Por edhe këtë herë ka ardhur një përgjigje negative nga ana e futbollistëve dhe trajnerit.

Sipas La Repubblica, takimi është zhvilluar ne qetësi të plotë dhe pa asnjë përlasje verbale.

Në këtë pikë Suning do të duhet të punojë për të gjetur financimin e shumëpritur, që duhet të vijë nga Goldman Sachs. Pronarët e zikaltërve shpresojnë të marrin një shumë prej 200 milionë eurosh, që do t’i mundësonte ata të vazhdonin menaxhimin e klubit.

Me këtë shifër, Zhang do të ishte në gjendje të paguante pesë muaj rroga që duhen shlyer brenda 30 majit, siç kërkohet nga FIGC, kërkesë minimale për t’u regjistruar në kampionatin e ardhshëm.

Ndër të tjera, për arsye teknike, transferimi i shumës duhet të ndodhë një javë para datës së skadencës, domethënë brenda 10 ditëve të ardhshme.

Related posts

E PABESUESHME/ Karim BENZEMA drejt lamtumirës, YJET e Real s’kanë BESIM te…

Isa.Autor

E FUNDIT/ Incidentet në sfidën Shqipëri-Poloni në “Air Albania”, FIFA dënon Kombëtaren. Ja vendimi…

Delo.autor

PRAPASKENA/ De Biazi: Ja si më “MALLKOI” DUKA dhe pse nuk e mora drejtimin e Italisë

Isa.Autor

Leave a Comment