Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Vllaznia-Partizani në “Loro Boriçi”, Rezultati 1-0

Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Partizanin ditën e sotme, në kryendeshjen e javës e cila do të luhet duke filluar nga ora 16:45.

Shkodranët i kanë bërë një nisje shumë të mirë kampionatit deri tani, teksa kryesojnë kampionatin dhe do të kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv.

Megjithatë nga ana tjetër Partizani i Ilir Dajës ka treguar gjithashtu se është në një formë shumë të mirë dhe gjithashtu do të kërkojë të marrë fitoren.

Pritet një ndeshje spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet, që njihen edhe për lojën e hapur që bëjnë. Në total të dyja skuadra kanë luajtur 158 ndeshje, ku Vllaznia ka fituar 46 herë, Partizani 72 herë dhe 40 ndeshje janë mbyllur në barazim.

 

FT: VLLAZNIA-PARTIZANI 1-0

Dilaver 86′

KOMENTI LIVE: 

Përfundon takimi. 

90+2′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Dilaver, vendin e tij e merr Kalaja.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ GOOOOOL VLLAZNIA 1-0/ Shpërthen festa në Shkodër, Dilver kalon në avantazh kuqeblutë pas kundërsulmit vrastar! Boshnjaku nuk fal përballë portës, pas asistit të Da Silvës. 

80′ Hyseni ndëshkohet me karton të verdhë.

79′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Imeri, në vendin e tij Arsid Kruja.

77′ Goditje dënimi për Vllazninë, provon Imeri, gjuajtja e tij shkon mbi traversë.

76′ Tjetër zëvendësim te Partizani, largohet Kote, vendin e tij e merr Hyseni.

69′ Partizani kryen 3 zëvendësime, largohen nga fusha, Cara, Mala dhe Kardozo, në fushë Asani, Bardhi dhe Melo.

68′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Ardit Hoxhaj, vendin e tij e zë Da Silva.

67′ Solomon provon me një gjuajtje të rrezikshme, tentativa e tij shkon në rrjetën e jashtme.

61′ Eni Imami është i ndëshkuari i parë me karton të verdhë.

60′ Vendimtar Eni Imami, i cili shpëton Vllazninë, pas depërtimit spektakolar të Esat Malës. Momente të vështira në portën e Zogoviç.

58′ Provon Vllaznia me Imerin, gjujta e mesfushorit shkon drejt e në duart e portierit Alban Hoxha.

55′ Hakaj provon të harkojë drejt zonës, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë.

Përfundon pjesa e parë. 

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

43′ Dalje e bukur e Ardit Hoxhajt, vlonjati fiton një goditje këndi pas mbylljes së Malës.

36′ Pranë golit Vllaznia me Imerin, gjuajtje e mesfushorit ndalet nga portieri Alban Hoxha.

30′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive, loja është fokusuar më së shumta në mesin e fushës.

29′ Provon Jonuzi me një gjuajtje nga distanca, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

22′ Partizani merr disi “frenat” e lojës në dorë dhe provon të ndërtojë aksione të rrezikshme duke shtyrë drejt zonës kundërshtare.

17′ Krymi shkarkon të djathtën nga distanca, por gjuajtja e tij shkon jashtë kuadratit.

15′ Minuta majft të mira për Vllazninë që mban në presion Partizanin, gjithsesi mungojnë rastet e rrezikshme në portën e Alban Hoxhës.

8′ Vllaznia më kërkuese në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Partizanit.

1′ Ka nisur sfida në “Loro Boriçi”

Related posts

ZBULOHET DATA/ Ja kur do të zhvillohet triologjia mes Fury dhe Wilder

Delo.autor

U MBYLL KAMPIONATI I PREMIER/ Njihuni me formacionin më të mirë të sezonit me talente, mes tyre një shqiptar

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Maribori fitoi ndaj Partizanit, trajneri “përgëzon” të kuqtë

Isa.Autor

Leave a Comment