Futboll Seria A Sport

“INTER NUK KA SKUADËR TË PËRSHTATSHME PËR SARRIN”/ Ish-mbrojtësi Bergomi: Conte nuk do largohej nëse…

I ftuar në studiot e “Sky Sport”, ish-mbrojtësi dhe ikona e Interit, Xhuzepe Bergomi, ka folur për Konten, duke thënë se në rast se 9 titullarë do qëndronin, ai nuk do largohej.

“E kuptoj nevojën e një ridimensionimi, por më pas bëhet e vështirë të arrihen objektivat që të lejojnë të qëndrosh konkurrues. Do të më pëlqente të shikoja se ku mund të arrijë Konte edhe pa detyrimin e fitores, edhe me ndonjë titullar më pak, sepse ai është i zoti.

Nëse Interi do të arrinte të mbante nëntë lojtarët që kanë luajtur gjithmonë, ndoshta pa Eriksenin dhe Perisiçin, sipas meje Konten do të arrinin ta bindnin. Bastoni ka merkato, po ashtu edhe Lautaro dhe Lukaku, janë më të vështirët për t’u mbajtur. Më pas duhet kuptuar në rast lamtumire se cili profil duhet parë: kjo skuadër nuk është e përshtatshme për Sarrin, për shembull. Ndërsa Simone Inzagi do të përshtatej mirë. Të arrihej tek Alegri do të ishte maksimumi, ai shkon mirë kudo, por mendoj se tani ka të tjera projekte”.

Related posts

KA SHKËLQYER NË BUNDESLIGA/ Drejtori sportiv i Weder Bremen zbulon të ardhmen e Rashicës

Delo.autor

UEFA zbulon renditjen e pesë klubeve më të mira

Sadik.Autor

ENDRI ÇEKICI PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN SLLOVEN/ Ofertë milionash nga Spanja dhe Italia për talentin pogradecar

Delo.autor

Leave a Comment