Futboll

Pacult e pranon: Penalltia e Sukajt ishte. Ja krahasimi mes Gurit dhe Salihit

“Penalltia për Sukajn? Kisha një bisedë të shkurtër me Sukajn. I thashë që në të kaluarën kam qenë sulmues dhe situata të tilla kam pasur në karrierë.

Mendoj se sulmuesi futet në një kontakt i pari me mbrojtësin tonë, Alla. Kishte tërheqje nga Sukaj në fillim, por duke parë vazhdimin e aksionit, mendoj se ishte penallti. Arbitri nuk e dha. Sot u desh patjetër të bëjmë një reagim, sidomos pas ndeshjes me Luftëtarin. Qëllimi ynë kryesor sot ishte t’iu ktheheshim fitoreve. Ishte me rëndësi që fituam para pauzës për ndeshjet e kombëtares.

Ekipi bëri shumë mirë që nga fillimi, e futi në presion Vllazninë, tregoi se jemi këtu për t’i fituar tri pikët. Aksioni i golit të parë erdhi nga një bashkëpunim i mirë. Ishte me rëndësi që sot nuk pësuam gol dhe në 90 minuta nuk kemi lejuar shumë raste për kundërshtarin. Tani duhet të jemi më të qetë dhe të presim ndeshjet e ardhshme.

Si e komentoj dyluftimin Alla-Sukaj, si me qenë në sportin e mundjes? Nuk jam një mik i lojtarëve, që gjatë ndeshjes më tepër përdorin duart se këmbët. Koliqi, Et’hemi, Zderic, a e morën leksionin tim sot? Nuk kam pasur synim të jap ndonjë leksioni për ta.

M’u desh si trajner të merrja një vendim të tillë dhe ata që ishin në fushë treguan nivel mjaft të mirë. Para ndeshjes, në mbledhjen me lojtarët që kisha, i sqarova të gjithë se në futboll nuk mund të luajnë gjithmonë vetëm 11 lojtarë.

Ata e kanë pranuar këtë gjë dhe nuk kemi çfarë të diskutojmë më tepër. Salihi apo Guri, më i fortë? Nuk mund t’i krahasoj. Hamdiu ishte një “kobër” në zonën e 16-metrave, ndërsa Guri është një lojtar ndryshe, që vrapon shumë për ekipin, lufton dhe shënon. Një lojtar i shpejtë. Jam i kënaqur që kam punuar me Salihin dhe që tani kam në dispozicion Gurin. Do të isha i kënaqur nëse Guri do të ndjekë gjurmët e Salihit në karrierë si sulmues”.

Related posts

TË PAPËRMBAJTSHËM “DJAJTË E KUQ”/ Hernandes mposht portierin kundërshtar me një “perlë” (VIDEO)

Delo.autor

LUFTËTARI KORRIGJON GABIMET/ Trajneri Duro pret dy lojtarë gati për “demat e kuq”, ja emrat

Delo.autor

Në Korçë heshtin/ Çfarë po përgatit Ardjan Takaj për Skënderbeun…

Sadik.Autor

Leave a Comment