Futboll Seria A Sport

INTER U SHPALL KAMPION I ITALISË/ Mbrojtësi Skriniar: Suksesi më i madh. Kam vetëm një peng…

Milan Skriniar ka shprehur gëzimin e tij për titullin e fituar me Inter-in në Serinë A në një intervistë të dhënë për Sport.sk.

“E pranoj se nuk prisja ta fitonim të dielën. Është një sukses shumë i madh. Për, klubin, për tifozët. Besoj se ky është padyshim suksesi më i madh i karrierës sime. Ia dedikoj titullin të gjithë sllovakëve”, ka thënë Skriniar.

Megjithatë, mbrojtësi i zikaltërve ka një peng:

“E vetmja gjë për të cilën më vjen keq është se nuk kemi patur mundësi ta festojmë me tifozët tanë. Kur imagjinoj se të shtunën do të kishim luajtur kundër Sampdorias me stadiumin plot…”, ka shtuar Skriniar.

“Kam parë imazhet e qytetit, që të dielën është ngjyrosur zikaltër. Rrugët kanë qenë të mbushura me tifozët e Inter-it. Ndoshta do të kemi mundësi të festojmë edhe me ata. Kemi arritur t’i japim fund nëntë viteve dominim të Juventus, dhe është një gjë shumë e rëndësishme”.

Related posts

“JU PËRZË TË GJITHËVE”/ “Plas”në Itali. Napoli shet gjysmën e ekipit, mes tyre edhe Hysajn

F.autor

SFIDAT ME RIVALËT/ Laçi është prova e zjarrit për pretendimet e Dinamos

Delo.autor

Salah shpallet ‘Lojtari më i mirë afrikan për vitin 2017

Q.Autor

Leave a Comment