Bundesliga Futboll Sport

“ISHTE SHOKUESE PËR MUA”/ Legjenda Klose rrëfen sëmundjen serioze dhe arsyet pse u shkëput nga futbolli

Legjenda e futbollit gjerman, Miroslav Klose dha dorëheqje si asistent i trajnerit tek skuadra e Bajernit pas një sëmundje serioze nga e cila po vuante kohët e fundit.

Në një intervistë për gazetën gjermane ‘’Kicker’’, Klose rrëfeu arsyen e vërtetë të shkëputjes nga futbolli çka shpjegoi se sëmundja ishte serioze dhe nuk mund të rikthehet pa u rikuperuar plotësisht.

“Unë isha shumë i emocionuar në bisedimet që kisha me klube të ndryshme, por pastaj papritmas diçka ndërhyri dhe tani unë duhet të bëj një pushim të pavullnetshëm.

Tre javë më parë kisha dhimbje të forta në këmbë, të cilat u përkeqësuan me kalimin e kohës. Shkova për konsulte te mjekët e Bajernit, mendova se kisha një nerv të ngulitur ose diçka tjetër dhe më pas doli diagnoza. Ishte shokuese për mua, pësova dy tromboza në këmbë.

Unë menjëherë iu nënshtrova ilaçeve dhe duhet të mbaj çorape speciale gjithë ditën. Mjekët më bënë të kuptoj se nuk mund të bëj shaka me këtë situatë. Prandaj kam lënë mënjanë çdo angazhim deri sa të rikuperohem plotësisht’’, u shpreh ish-sulmuesi gjerman.

Klose ka një karrierë të pasur futbollistike duke luajtur për skuadra si Verder Bremen, Bajern dhe Lacio ndërsa për kombëtaren e ‘’panzerave’’ ka bërë 137 paraqitje duke shënuar 71 gola.

Related posts

Will Smith, Era Istrefi dhe Nicky Jam do të performojnë këngën zyrtare të Kupës së Botërorit

Sadik.Autor

HISTORIA/ Nga bankier në trajner-kampion, sakrifica e Sarrit u shpërblye

Delo.autor

Risi amerikane/ Portieri me ndihmën e një mikrofoni komenton ndeshjen kur…(VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment