Futboll Seria A Sport

JO VETËM CONTE/ Gati “flijimi” i radhës tek Inter-i. “Demi” Lautaro drejt gjigandëve spanjoll…

Me largimin e Kontes, planet e Interit kanë ndryshuar tashmë teksa klubi po kërkon të shesë disa elementë të skuadrës që të rregullojë financat.

Një ndër të sakrifikuarit mund të jetë sulmuesi Lautaro Martinez, i cili ka kohë që përflitet për një transferim të tij në Spanjë. E ardhmja e argjentinasit mund të jetë Gadishulli Iberik, por jo Barcelona.

Sipas asaj që raporton “Corriere Dello Sport”, sulmuesi argjentinas është pranë një kalimi tek skuadra e Atletiko Madrid. Skuadra e Simeones u shpall kampione e La Liga-s këtë sezon dhe do tentojë të bëjë mirë dhe sezonin tjetër, dhe një afrim i mundshëm i Lautaros do të rriste cilësinë e skuadrës.

Ndërkohe Interi është gati të fërkojë duart, pasi nuk pranon asnjë ofertë poshtë 70 milion eurove për Lautaron, ose marrëveshja mund të ulet më përfshirjen e ndonjë lojtari nga kryeqytetasit.

Related posts

LIVE/ Derbi i Londrës: Mbyllet ndeshja Tottenham-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

REKORD KËRKESASH/ 25 skuadra në garë për talentin brazilian, ja vendimi i tij…

Delo.autor

FLET PËR YLLIN KOSOVAR TË EKIPIT/ Trajneri i Werder Bremen, Florian Kohfeldt: Kundërshtarët kanë frikë kur ai…

Delo.autor

Leave a Comment