Futboll Seria A Sport

“KISHIM PARASHIKUAR VENDIN E 6-TË”/ Presidenti i Milan-it: Donnarumma? Nuk i dhamë asnjë mësim…

Paolo Skaroni ka dhënë dje një intervistë për “Il Foglio Sportivo”. Presidenti i Milanit ka komentuar javën e cila për shkak të Champions-it dhe largimit të Donarumës ka marrë një rëndësi të veçantë.

VENDI I DYTË – “Në buxhet kishim parashikuar një renditje në vend të gjashtë, ndaj jemi shumë të entuziazmuar për arritjen e një vendi në Champions. Në dimër ishim të parët, ndaj në atë moment u rrit vetëdija se kishim cilësi për të bërë diçka më tepër”.

NJERËZIT KOPERTINË – “Kemi shumë simbole të sezonit tonë. Maldini, Pioli, Gazidis dhe ekipi bënë diçka të jashtëzakonshme. Këtë e dëshmojnë 13 pikët më shumë sesa sezoni i kaluar. Jemi të gjithë të rëndësishëm, por asnjëri nuk është i pazëvendësueshëm”.

SUPERLIGA – “Është një projekt i varrosur tashmë, por autoritetet përkatëse nuk duhet të anashkalojnë problemet financiare në të cilat ndodhet futbolli, sidomos pas pandemisë”.

MALDINI – “Ne të gjithë duhet të mësojmë dhe të përmirësohemi, Paolo po bëhet gjithnjë e më shumë një menaxher ndërkombëtar dhe ai po e bën shumë mirë profesionin e ri në të cilin është kredhur”.

DONARUMA – “Nuk mendoj se Milani dëshiron t’i japë mësime ndokujt. Klubi përpiqet të bëjë punën e tij dhe ne jemi të vëmendshëm ndaj pasqyrës sonë të të ardhurave. Nuk mund t’i përmirësoj fjalët e Maldinit të një dite më parë. Pozicioni i tij është i imi”.

Related posts

REALI I DHA LAMTUMIRËN KUPËS SË MBRETIT/ Zidane: Humbja më e rëndë e karrierës sime!

Delo.autor

GOLI I REALIZUAR NDAJ POLONISË/ Ylli Çikalleshi arrin Sadikun, një hap larg podiumit historik

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Gati 2 muaj pa futboll, si e kalojnë kohën yjet në karantinë

Delo.autor

Leave a Comment