Futboll Seria A Sport

“JU TREGOJ GJITHÇKA”/ Përralla Chievo, Inter-i dhe gënjeshtra e madhe. Ja rrëfimi i ish-mesfushorit Luciano…

Luciano Siqueira de Oliveira, i njohur ndryshe si Luciano (45 vjeç), është rrëfyer nga Brazili në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport.

Mes Bologna-s, shumë vite te Chievo dhe një paranteze tek Inter, në sezonin 2003-04. Deri në vitin 2002 në Itali njihej si Eriberto.

Por,  në atë vit, ish-mesfushori, shumë afër Lazio-s, vendosi të zbulonte të vërtetën, nuk kishte lindur në 1979-ën, por në 1975-ën. Në rini kishte bërë gjithçka ishte e mundur për t’u arratisur nga varfëria dhe për t’u bërë pjesë e botës së të mëdhenjve.

Pas atij rrëfimi, transferimi i tij te Lazio dështoi. Lojtari u skualifikuar për gjashtë muaj.

“Nuk pendohem, duhej të shkonte kështu. Nuk mund t’i shikoja në sy të afërmit e mi. Falënderoj Zotin sepse më ka dhënë mundësinë të luaj deri në moshën 37 vjeç”.

Dhe pas tërheqjes, nuk ka ndalur kurrë së vrapuari…

– Sa vraponi sot?

“Ndonjëherë 7 ditë të javës, varet, mesatarisht 6 nga 7. Kam një ritëm të mirë. Këtë muaj kam bërë 47 0 kilometra në rrugë”.

– Keni marrë pjesë edhe në disa gara…

“Po, si gjysmë maratona e Veronas, e mbyllur në 1.21. Dhe në atë të Citadellas, në 1.19”.

– Më bukur të vraposh apo të luash futboll?

“Është më bukur të luash futboll, ajo është ëndrra që kisha në fëmijëri. Por nuk mund të vazhdosh përgjithmonë, kështu që kam gjetur një alternativë”.

– Cili është kujtimi më i bukur nga Italia?

“Momenti i parë sapo kam mbërritur atje ka qenë i paharrueshëm. Akoma e mbaj mend emocionin e udhëtimit të parë: shkoja të luaja në Bologna, nga ana tjetër e botës…”.

– Po në futboll?

“Kam shumë kujtime të bukur, Goli i parë në Kupën UEFA me Bologna-n ka qenë i bukur. Më pas ai i shënuar në Venezia pasi kam përshkuar gjithë fushën. Nuk do ta harroj kurrë ngjitjen në Serinë A me Chievo-n, kemi jetuar një përrallë. Në vitin e parë, kemi zënë vendin e pestë në renditje, askush nuk do ta kishte imagjinuar”.

– Çfarë mendoni për sezonin e Inter-it?

“Duhej ta kishte fituar titullin që vitin e kaluar. Është një skuadër e fortë, po bën një kampionat të jashtëzakonshëm dhe meriton fitoren. Conte është një trajner i madh, një fitues”.

Related posts

19-VJEÇARI KËRKOHET NGA KLUBET E MËDHA/ Leonardo sfidon ekipet për talentin e Romës, ja oferta e frikshme

Delo.autor

NATIONS LEAGUE/ Spanja hakmerret ndaj Italisë dhe kualifikohet në finale

Delo.autor

PAS CUTRONES/ Një tjetër lojtar drejt largimit nga Milani, ja emri i bujshëm

Delo.autor

Leave a Comment