Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Një përballje vendimtare që pritet të përcaktojë fatet për zonën Champions (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 21:00, supersfida mes Juventusit dhe Milanit, e vlefshme për javën e 35-të të Serisë A. Një përballje tepër vendimtare që pritet të përcaktojë fatet e të dyja skuadrave për sa i përket zonës Champions.

Nga sezoni 2011-’12 e më përpara Juventusi ka mposhtur 15 herë Milanin në kampionat (1 barazim, 3 humbje); kundër asnjë skuadre nuk ka bërë më mirë gjatë kësaj periudhe (15 suksese edhe kundër Lacios dhe Udinezes, por me një sfidë më shumë).

Juventusi ka fituar nëntë ndeshjet e fundit brenda fushe kundër Milanit në Serinë A; vetëm kundër Foxhas (11) bardhezinjtë kanë një seri suksesesh të brendshme më të gjatë në kampionat.

“Zonja e Vjetër” ka pësuar gol në secilën prej 10 ndeshjeve të fundit në Serinë A: nuk ndodhte në kampionat që nga prilli i 2010-ës, kur arriti në 19 radhazi. Bardhezinjtë kanë shënuar së paku 2 gola në 13 ndeshje brenda fushe në këtë kampionat, më shumë se çdo skuadër tjetër.

Ishte që nga edicioni 2012-’13 që Milani nuk regjistronte së paku 69 pikë në një sezon të Serisë A (72 në atë rast, por në fund të turnet): në atë rast pas 35 javësh kuqezinjtë kishin 65 pikë.

Milani ka humbur transfertën e fundit të kampionatit dhe mund të humbasë të dytën radhazi për herë të parë që nga shkurti i 2020-ës, në dy transfertat e fundit përpara karantinës.

Përballje direkte për kualifikimin në kupat europiane: nuk kishte ndodhur asnjëherë, në epokën e tri pikëve për fitore, që të kishte 2 pikë mes vendit të dytë dhe të pesë pas 34 javësh.

FORMACIONET ZYRTARE:

JUVENTUS (4-4-2) Shezni; Kuadrado, De Ligt, Kielini, Aleks Sandro; Mekeni, Bentankur, Rabiot, Kieza; Morata, Kristiano Ronaldo. Trajner: Andrea Pirlo.

MILAN (4-2-3-1): Donaruma; Kalabria, Kjaer, Tomori, Teo Hernandez; Benaser, Kesi; Selemekers, Çalhanoglu, Brahim Diaz; Ibrahimoviç. Trajner: Stefano Pioli

Related posts

E FEJUARA E DE LIGT I “ÇMEND” TË GJITHË/ Shikoni veshjen provokuese në ceremoninë e “Topi i Artë” (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ ATLETICOS/ Shansi i fundit i Koeman? Përgjigjja e Laporta nuk lë vend për dyshime

Delo.autor

“Kudo që të shkojë unë, Hazard duhet të më ndjekë…Nuk do të ndahemi nga njëri-tjetri”

Isa.Autor

Leave a Comment