Futboll Seria A Sport

RRËFEN VËSHTIRËSITË E HASURA NË ITALI/ Lautaro Martinez: I shpjegova Spallettit se babai im ka qenë…

Goli vendimtar në ndeshjen Inter-Napoli dukej se do të shënonte një pikë kthese të sezonit të Lautaro Martinez. Megjithatë, sulmuesi i ri argjentinas ishte protagonist negativ me penalltinë e humbur kundër Lazios, në Kupën e Italisë.

Në një intervistë të gjatë me “La Nacion”, Martinez përpiqet të shpjegojë vështirësitë e hasura në Itali: “Kam ardhur këtu vetëm 20 vjeç, në një vend që ndryshon shumë nga Argjentina. Dhe kjo është e rëndësishme. Këtu flasim një gjuhë tjetër, jetoj në një mënyrë të ndryshme dhe duhet ta integroj veten. Tifozët dhe njerëzit e klubit më ndihmojnë shumë. Jam në një klub të madh, me kaq shumë lojtarë të mëdhenj, në një sulm të madh. Punoj çdo ditë që të kem një vend në ekip. Stërvitem në të njëjtën mënyrë, edhe në qoftë se nuk do të luaj“.

Vetëm Mauro Icardi, kapiten dhe bashkatdhetar i Lautaro Martinez, e mori menjëherë sulmuesin e ri nën mbrojtje. “Ai më ndihmoi shumë me kërkimin e banesës në Milano. Më ka ndihmuar edhe të bëj pazar, të kuptoj disa zakone. Mauro është vënë menjëherë në dispozicion tim. Ne kemi një raport shumë të mirë, brenda dhe jashtë fushe”, – shtoi sulmuesi argjentinas.

Pak më shumë probleme ka pasur me Spalletin, edhe për shkak të një “tweet” jo shumë të mirë me trajnerin zikaltër nga babai i Lautaro Martinez: Midis meje dhe trajnerit çdo gjë është në rregull. I shpjegova Spallettit se babai im ka qenë futbollist, ka lindur në një “dhomë zhveshjeje”. Ne jemi një familje me pasion. Babai im e kishte gabim, kur shkroi atë “tweet” të famshme. Eshtë njerëzore, sepse ai ka reaguar për djalin e tij, por gjithçka është mirë. Unë stërvitem dhe pres momentin tim“.

Së fundi, Lautaro Martinez siguron se Interi ka qenë gjithmonë zgjedhja e tij e parë dhe e vetme, duke mohuar kontaktet me Betisin: Nuk dija asgjë, nga lajmet që lexova, e mora vesh këtë gjë. Presidenti i Betis më pyeti për situatën që po kaloj në Milano, por askush nuk më tha asgjë më tepër. Kam menduar gjithmonë për Interin, jam shumë i lumtur këtu. Përpiqem të përfitoj nga mundësitë, që trajneri më jep, për të arritur objektivat“.

Related posts

Nga TRAJNERI te disa titullarë/ Ja plani i RINOVIMEVE tek BARCELONA (DETAJE)

Isa.Autor

LIVE/ Islandë-Shqipëri, Dy zëvendësime në pak minuta. Edi Reja freskon mesfushën

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-ARSENAL/ Solskjaer me shumë mungesa, starton kapiteni Xhaka (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment