Futboll Seria A Sport

JUVENTUS-MILAN/ Pioli provon të luajë “pasqyrë”, Pirlo ka balotazh në mbrojtje. Ja formacionet e mundshme…

Stefano Pioli është një ndër trajnerët më të përgatitur për të studiuar në detaje kundërshtarin dhe duke parë se ndeshja me Juven është jetike për sezonin, ai duket se ka vendosur që të luajë dhëmb për dhëmb duelin e sotëm.

Ndonëse deri tani ka këmbëngulur mbi modulet 4-3-3 apo edhe 4-2-3-1, trajneri i Milanit në seancën e djeshme ka vendosur të provojë 4-4-2, pra të ndryshojë skuadrën e tij me të njëjtin formacion që luan edhe Juventusi i Andrea Pirlos. Ideja duket të jetë ajo e të luajturit në “pasqyrë” me bardhezinjtë, duke qenë se ndeshja mund të vendoset në fund nga duelet një kundër një. Risia është vetëm se në sulm përkrah Ibrës mund të luajë.

Andrea Pirlo ka marrë lajme të mira së fundmi nga infermieria, duke parë se Alvaro Morata është rikuperuar plotësisht, por edhe Federiko Kieza e ka kaluar testin e forcës, ndonëse nëse do ta nisë titullar apo do të jetë në gatishmëri nga stoli, këtë pritet ta konfirmojë vetë trajneri. Gjithsesi, duke parë provat në “Kontinaza”, dyshimet për Juven janë të pakta. Në portë mund të luajë Bufon, ndërsa në mbrojtje Kielini do të jetë “gardiani” i Ibrës, me De Ligtin e Bonuçin në balotazh për një fanellë. Në mesfushë Rabio e Bentankur duken favoritë, me Artur gati në kabinën e regjisë, ndërsa në sulm pritet të luajnë Ronaldo-Dibala.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

FITORJA NDAJ BELGJIKËS/ Porteri Donnarumma barazon rekordin që zgjaste prej 55 vitesh

Delo.autor

ZYRTARE/ Sherri Khabib-McGregor: Del vendimi i Komisionit Atletik

Delo.autor

“NUK U MJAFTOI FUSHA”/ Ja si nisi sherri masiv mes N’goo dhe stafit të Laçit (VIDEO)

F.autor

Leave a Comment