Futboll Premier League Sport

“KA SHUMË GJËRA PËR TË BËRË…”/ Arsenal përgatit revolucionin për sezonin e ardhshëm, Arteta frikëson lojtarët

Trajneri i Arsenal-it, Mikel Arteta, ka folur në konferencë për shtyp për sezonin e ardhshëm, duke paralajmëruar një revolucion.

Topçinjtë janë një hap larg mbetjes jashtë nga kompeticionet europiane për herën e parë pas 25 vitesh.

“Ka shumë gjëra për të bërë, sepse kemi shumë lojtarë të huazuar, shumë lojtarë me kontrata që nuk janë sistemuar akoma dhe do të varet nga ajo që do të ndodhë me shumë prej tyre”, ka thënë Arteta, duke siguruar se shumë gjëra do të ndryshojnë.

Mes lojtarëve që mund të largohen në fund të sezonit janë portieri Bernd Leno dhe mbrojtësi i krahut Hector Bellerin, mbeten për t’u vlerësuar Lacazette dhe Nketiah me David Luiz, me kontratën e këtij të fundit që është drejt skadencës.

Torreira dhe Guendouzi janë të huazuar dhe nuk janë pjesë e projektit, Maitland-Niles dhe Willock, edhe këta të huazuar, mund të sakrifikohen për të mbushur arkat.

Related posts

Morata drejt rikthimit te Juve, drekon me Paraticin

Sadik.Autor

TOP-FORMACIONI I SERIE A/ Dominon Interi, zhgënjim total për Juventus dhe Ronaldo-n

Delo.autor

Jo vetëm shqiptarët e Zvicrës, por edhe gjermanët po hetohen nga FIFA

Isa.Autor

Leave a Comment