Futboll Seria A Sport

“KAM ARDHUR NË ITALI ME ANIJE…”/ Kush është futbollisti 19- vjeçar që mahniti në debutim me skuadrën e Serisë A

Sulmuesi Jajah Kalon është futbollisti që mahniti dje me fanellën e Xhenoas në fitoren ndaj Kaljarit në “Sardenja Arena” me rezultatin 0-1.

Sulmuesi 19-vjeçar nga Sierra Leone u aktivizua për herë të parë në Serinë A duke debutuar me fanellën e skuadrës nga Liguria në minutën e 46′ duke zëvendësuar ish-lojtarin e Juventusit Marko Pjaca. Kalon kaloi në avantazh skuadrën kuqeblu, por goli i tij u anulua nga VAR-i për fatin e tij të keq.

Historia e djaloshit nga Sierra Leone është tepër e trishtë ku nëpërmjet kanaleve zyrtare të klubit të Xhenoas ai ka rrëfyer historinë e tij sesi ka mbërritur në Itali, ku në moshën 14-vjeçare është larguar nga Sierra Leone për të shmangur një fat tragjik duke shkuar në Itali me anije:

“Në vendin tim në Sierra Leone ekziston një grup terrorist që rrëmbejnë fëmijët për t’i kthyer në ushtarë dhe prindërit e mi kishin frikë se mund të më ndodhte edhe mua kështu që ata vendosën të më linin që të largohesha. Ishte e vështirë, nuk doja por ishte gjëja më e mirë.

Për të paguar kalimin tim nga deti kam punuar, nga pastrimi i shtëpive te puna e muratorit dhe kur arrita të mbledh mijëra dinarë që më duheshin, më vodhën, kështu që unë duhej ta filloja nga e para. Mbërrita në Itali në Lampeduza, pastaj në Xhenoa dhe Piemonte.”

Prova me skuadrën e Entelës shkoi keq, por Xhenoa vendos të vërë bast për të dhe e grumbullon në ekipet e të rinjve: “Jam shumë i lumtur, trajneri dhe shokët e skuadrës më kanë dhënë shumë besim për të dhënë ende më shumë.”, përfundoi Kalon

Related posts

A akuzuan për kërcënime, Kamza ka një reagim të detyruar…

Sadik.Autor

E BUJSHME TEK FORMULA 1/ Piloti Hamilton shok skuadre me Vettel tek Aston Martin vitin 2022

Delo.autor

PRITET TË DALIN NË SHITJE BILETAT/ Policia dhe ndarja e stadiumit, problemi i zakonshëm në derbi

Delo.autor

Leave a Comment