Futboll Shqipëri Sport

PLAS TEK BAZEL/ Taulant Xhaka “shpërthen” pas eliminimit nga Kupa, shqiptari përleshet në dhomat e zhveshjes me…

Situatë kaotike te Bazeli, pas eliminimit të turpshëm nga Kupa e Zvicrës, ku ekipi më i titullar i vendit, u mposht me rezultatin 6-2 nga skuadra e Uinterthurit që militon një kategori më poshtë. Kjo disfatë e hidhur e ka acaruar tej mase mesfushorin e Kombëtares, Taulant Xhaka.

Shqiptari, i cili nuk është i disponueshëm, për shkak të një dëmtimi në gju, duke humbur sezonin, sipas asaj që zbulojnë mediat zviceriane, është futur në dhomat e zhveshjes në përfundimin e ndeshjes, dhe ka pasur  një përleshje fizike me shokun e skuadrës Tim Klose. U desh ndërhyja e shokëve të tjerë dhe pjestarëve të stafit që situata të qetësohej.

Një tjetër fakt që vlen të theksohet është se në ndeshjen e djeshme që përfundoi me rezultatin 6-2, katër prej 8 golave u realizuar nga futbollistë shqiptarë, Samir Ramizi (dopietë) dhe Gëzim Pepsi realizuan për vendasit e Uinterthurit, ndërkohë që Pajtim Kasami shënoi për Bazelin.

 

Related posts

“KJO ITALI E MADHË MË KA BËRË PËR TË QARË”/ Capello: Shpirtin e këtij grupi e ka krijuar Mancini

Delo.autor

ANALIZA/ Pesë “motrat” në Serie A, “luftë” e ashpër për një vend në Champions

Delo.autor

“STËRVITEM ÇDO DITË PËR T’U PËRMIRËSUAR”/ Portieri Trubin: Nuk jam Donnarumma i Ukrainës. Inter dhe Milan nuk…

Delo.autor

Leave a Comment