Futboll Premier League Sport

KËRKON T’I BËJË VETES NJË DHURATË SPECIALE/ Sulmuesi Vardy: një Fiat 500 të 1996-ës sepse…

Ka fituar Premier League në 2016-ën, ka vazhduar të shënojë shumë gola gjatë viteve dhe më pas është kthyer të triumfojë në Kupën e Anglisë. Gjithmonë me fanellën e Leicester mbi supe.

Jamie Vardy udhëton zakonisht me një makinë me vlerë 165 mijë sterlina, por tani është vënë në kërkim të një Fiat 500 të 1996-ës.

Arsyen e ka shpjeguar The Sun, duke rrëfyer një histori të veçantë që ka lidhje me sulmuesin anglez.

Vardy është një fans i madh i serialit anglez The Inbetweeners dhe ka zbuluar se makina e përdorur nga protagonistët e filmit është nxjerr në ankand. Bëhet fjalë për një veturë me të vërtetë speciale, e gjitha e verdhë me një derë të kuqe.

Një veturë unike që, me sa duket, ka tërhequr vëmendjen e shumë koleksionistëve duke e çuar vlerën e saj në mbi 5000 sterlina.

E përditshmja britanike ka shpjeguar se Vardy është një fans i madh i serialit televiziv dhe sapo ka mësuar se ekziston mundësia që ta sigurojë atë makinë në ankand, ka bërë të ditur se ka dëshirë ta bëjë të tijën.

“Është diçka shumë britanike. Të gjithë duan një pjesë të saj”, ka shpjeguar drejtori i ankandit të makinës. “E dimë se Vardy u ka thënë miqve të tij se do ta blejë”.

Related posts

EURO 2020/ Përballja Çeki-Angli fillon me dy gola në 4 minuta, ja “PERLAT” (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ UKRAINËS PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Deschamps: Kam 26 titullarë në dispozicion, është bukur të jesh i dyzuar për…

Delo.autor

UDHËTIM NË KRIZËN E MANCHESTER UNITED/ Nga mbrojtja katastrofë tek sulmi apatik, “Old Trafford” tani një teatër tmerresh

Delo.autor

Leave a Comment