Futboll La Liga Sport

“KEMI LUFTUAR GJATË GJITHË SEZONIT”/ Mesfushori Casemiro analizon: Diçka duhet të ketë ndryshuar…

Pas humbjes edhe të La Liga-s, ka ardhur koha e analizave te Real Madrid.

Mes të parëve që ka folur ka qenë mesfushori Casemiro, i cili u ka bërë komplimentet rivalëv.

“Duhej të fitonim dhe të prisnim se çfarë do të ndodhte në ndeshjen e tyre. Kanë fituar edhe ata. Nuk mbetet gjë tjetër vetëm që t’u bëjmë komplimentet për kampionatin”, ka thënë Casemiro.

“Kemi luftuar gjatë gjithë sezonit. Pavarësisht dëmtimeve – kemi patur më shumë se 60 -, coronavirus dhe vështirësive të tjera. Kemi luftuar deri në fund për kampionatin dhe Champions League. Megjithatë, diçka duhet të ketë ndryshuar, për shkak se nuk kemi fituar asnjë titull”, ka shtuar braziliani.

“Kjo fanellë kërkon fitoren. Titujt janë objektivi i klubit. Por e përsëris, jemi krenarë për atë që kemi bërë dhe i bëjmë komplimentet Atletico-s”.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Manchester City-Tottenham. Rezultati 1-1

Delo.autor

E BUJSHME/ Atalanta refuzon 50 milion euro për Duvan Zapata!

Delo.autor

KAMPIONATI BOTËROR I BASKETBOLLIT/ Turqia bën “vetëvrasje” ndaj USA

Delo.autor

Leave a Comment