Futboll Seria A Sport

KËSHILLON “SPECIAL ONE”/ Panucci: Mourinho ka zgjuar entuziasmin e të gjithëve, duhet të hyjë fuqishëm në…

“Mourinho duhet të hyjë fuqishëm në merkato”. E thotë këtë Christian Panucci, ish-mbrojtësi i Romës dhe ish-trajneri i Shqipërisë, teksa bën prognozën e së ardhmes së afërt të verdhekuqve. Në kryeytetin italian mezi po e presin trajnerin e ri.

“Jose ka zgjuar entuziasmin e të gjithëve, – tha Panucci për mikrofonët e ‘Sky Sport’, – sepse është një personazh që e imponon këtë. Unë pres që trajnerë të këtij kalibri të jenë në gjendje të imponohen në tregun e transferimeve dhe të blejnë lojtarët e duhur për të fituar”.

Ish-mbrojtësi i Romës më pas i jep ‘këshillat’ e tij trajnerit të ri dhe menaxhmentit: “Mourinho duhet të ketë ekip, pa lojtarët e duhur nuk fiton dot i vetëm. Roma është një ekip i ri, duhet të afrojë lojtarë me përvojë, që janë mësuar me trofe, që dinë t’iu bëjnë ballë presioneve. Pra, nevojiten lojtarë me personalitet. Derbi? Fitorja në të është gjithmonë e rëndësishme, është një frymëmarrje e freskët. Në çdo rast, unë mendoj se Fonseca, me atë grup që kishte në dispozicion, bëri një punë të mirë”.

Related posts

“The Sun”: Ja MEGA-OFERTA që pret POGBA për t’u larguar nga Man United. Do firmosi me…

Isa.Autor

Boshti i ekipit/ Kamza e nis me veteranin e Luftëtarit, thërret dhe një “student”

Isa.Autor

NUK ISHTE NË PLANET E INTER DHE PSE ICARDI KËRKOI TË QËNDRONTE/ Wanda nuk bëhet pishman: PSG ishte zgjedhja më e mirë që bëmë…

Delo.autor

Leave a Comment