Futboll La Liga Sport

“KËTU NË LA LIGA LIGJIN E BËN TALENTI DHE TEKNIKA”/ Pique: Ky rivalitet e shton shumë bukurinë e kampionatit dhe…

Xherard Pike nuk ka besim dhe mendon se kampionati spanjoll është thuajse i përfunduar për Barcelonën. Ditën e djeshme, mbrojtësi i katalanasve ishte prezent në një prezantim të marrëveshjes mes La Ligës, ESPN dhe Disney. Sigurisht që interesimi i gazetarëve lidhej me ecurinë e kampionatit dhe shanset që katalanasit kanë për ta fituar atë.

“Nuk na eci shumë. Mund të kishim më shumë shanse, por ai barazimi të martën… Do të jetë shumë e vështirë për ne që ta fitojmë kampionatin këtë vit”, tha fillimisht Pike. Më tej ai u ndal tek ecuria e kampionatit spanjoll në tërësi. “Skuadrat janë duke u rritur shumë. Levante për shembull është forcuar dhe kur luajtëm ndaj tyre e kuptuam. Nuk mund të fitonim sepse luajtën realisht mirë.

Është e vërtetë që nuk kanë të njëjtin popullaritet si Barcelona apo Reali, por i bëjnë gjërat siç duhet. Shpresoj që në të ardhmen për titullin të mos jetë kaq e fortë dhe ta fitojmë më lehtësisht. Kemi pasur një luftë intensive me Atletikon, Realin dhe skuadra si Sevija. Futbolli këtu në Spanjë është shumë i bukur dhe i luftuar.

Çdo skuadër lufton për të marrë më të mirën. Karakteristika e futbollit tonë është talenti. Në Premier Ligë ka rëndësi aspekti fizik dhe luajnë ata që janë të fuqishëm. Këtu në La Liga ligjin e bën talenti dhe teknika”, ka thënë Pike. Më tej ai u ndal edhe te rivaliteti mes Barcelonës dhe Realit të Madridit.

“Ky rivalitet e shton shumë bukurinë e kampionatit dhe e bën tërheqës për të gjithë botën. Është një ndeshje speciale, e cila pritet me padurim në të gjitha sezonet. Shpresoj që të rikthehemi më të fortë sezonin e ardhshëm, por sigurisht që do të luajmë për t’i fituar të gjitha ndeshjet e mbetura deri tani. Ka qenë një sezon shumë i vështirë për të gjithë, me kalendar të ngjeshur dhe dëmtime të shumta”, përfundoi veterani i katalanasve.

Related posts

Cristiano Ronaldo është fenomen si Ronaldo i Brazilit

Q.Autor

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Inter-Juventus gati për shkëmbimin e bujshëm…

Delo.autor

Çfarë asisti nga Jimenez në Portugali, një “rabona” e çmendur (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment