Futboll Kategoria Superiore Sport

FUNDI I SEZONIT PO AFRON/ “Diktatorët” e titujve, Skënderbeu mbretëron në Shqipëri

Ka mbërritur fundi i sezonit dhe shumë prej kampionateve europiane kanë mësuar edhe ekipet kampione. Një prej tyre është edhe Italia, ku Interi ndërpreu serinë e nëntë trofeve radhazi të Juventusit. Dominim absolut për “Axurrët” në histori.

“Panorama Sport” ju servir skuadrat “diktatore”, me tituj të fituar për vite radhazi.

REKORDI – Gjibraltari dhe Letonia mbajnë aktualisht në Europë rekordin e skuadrave me numrin më të madh të titujve të fituar radhazi. Linkoln Red Imps në periudhën 2003-2016 si dhe Skonto Riga (1991-2004) kanë diktuar respektivisht në këto shtete si askund tjetër në Europë kaq gjatë. Me nga një më pak janë Bate Borisov në Bjellorusi si dhe norvegjezët e Rozenborgut.

SHQIPËRIA – Skënderbeu krijoi në vendin tonë diktatin e titujve radhazi. Pesë të tillë, si asnjëherë më parë, bënë që skuadra korçare të shkruante emrin në këtë klasifikim ekipesh (në rend alfabetik) si shqiptarja me numrin më të madh të titujve radhazi në historinë e kampionatit.

“TOP PESË” – Në pesë ligat kryesore, krahas Juventusit në Itali që ndalën me nëntë tituj radhazi, në Angli nuk është dominimi kaq i gjatë. Hadërsfild, Arsenal, Liverpul dhe Mançester Junajtid kanë festuar secila për tri vite radhazi në historinë e kampionatit anglez.

Në Gjermani, Bajern Mynih këtë sezon shkroi në histori të nëntin kampionat fituar radhazi. Me shtatë të tillë, në Francë është Lioni që ka historinë më të gjatë të dominimit. Spanja ka një specifikë mes pesë kampionateve më të rëndësishme, sepse me nga pesë tituj radhazi, Real Madrid ka arritur të dominojë në dy periudha.

Related posts

E BUJSHME/ MILANI shumë pranë mesfushorit të Man United, gati oferta “JOSHËSE”

Isa.Autor

“KA QENË E VËSHTIRË TË REFUZOJA REAL MADRID”/ Conte: Është një gënjeshtër, vendimi ishte i imi

Delo.autor

E FUNDIT/ Juventusi pranë akordit, 30 milionë euro për yllin…

Delo.autor

Leave a Comment