Futboll Kategoria Superiore Sport

“LAÇI EKIP QË NUK PËSON SHUMË GOLA”/ Ardit Hoxhaj: Po menaxhojmë shumë mirë situatën, pengu im më i madh është…

Dita e nesërme është dita vendimtare e cila do të përcaktojë fituesin e kampionatit shqiptar të futbollit pas një lufte të gjatë që nga fillimi i sezoni.

Padyshim vëmendja e të gjithë tifozëve do të jetë nga ndeshjet e dy kryesuese, Vllaznia-Laçi dhe Tetuta-Apolonia. Në prag të sfidës së nesërme, sulmuesi shkodran Ardit Hoxhaj komentoi situatën në klubin e tij dhe gjithashtu u shpreh se ky është sezoni më i mirë i jetës së tij.

Situata: “Në fund ndeshjet janë shumë të vështira për shkak të ngjeshjes së kalendarit. Po e menaxhojmë shumë mirë situatën, kemi lojtarë që mund të bëjnë mirë nga stoli. Po e shijojmë dhe po bëjmë mirë, jemi në garë për të gjitha trofetë”.

Fokusi: “Të fokusohemi përpara, kemi dy ndeshje shumë të vështira dhe do bëjmë maksimumin. Ky është sezoni im më i mirë në karrierë, e them me plot gojën. Do fokusohemi te ndeshja jonë, ta fitojmë de më pas shohim ndeshjet e tjera”.

Pengu: “Pengu im më i madh është mos prania e tifozëve, qaj mungesën e tyre më shumë se rastet e humbura. Do na ndihmonin shumë nëse do ishin me ne në stadium. Ne na duhet një fitore me shumë gola, por Laçi nuk është ekip që pëson shumë”.

Euforia: “Ne do bëjmë maksimumin, fillimisht ta fitojmë këtë ndeshje, të mos kalojmë në eufori. Nuk e mendoj finalen e Kupës, kemi kohë për ta përgatitur. Mendoj se në Durrës do luhet ndeshje e ndershme, siç e ka theksuar presidenti i Apolonisë”, e mbylli fjalën e tij Ardit Hoxhaj.

Related posts

FRANCË-BELGJIKË/ Vëllezërit Hernandez startojnë nga minuta e parë, ja formacionet e mundshme..

Delo.autor

DUAN CHAMPIONSIN/ Higuain karikon ekipin para ndeshjes me Sampdorian

Isa.Autor

MERKATOJA E VERËS NË SUPERIORE/ “Verilindorët” vazhdojnë me largimet, Tirana nuk dalet me përforcime. Ja të gjitha lëvizjet

Delo.autor

Leave a Comment