Futboll Seria A Sport

“TANI DO TË MENDOJ PËR EUROPIANIN”/ Calhanoglu: Champions historik, ja kur vendos për Milanin

Pavarësisht se ka zëra që nuk do të rinovojë me Milanin, Hakan Çalhanoglu rrit shanset e qëndrimit kuqezi me deklaratat dhe postimet e tij. Në profilin “Instagram” turku, teksa postonte një fotografi gjatë kthimit në Milano nga Bergamo, shkruante:

“Po kthehemi në shtëpi, shihemi në ‘Casa Milan’”. Kontrata e tij me klubin skadon më 30 qershor, por fantazisti mund të vendosë të pranojë 12-13 milionë për tri vite te kuqezinjtë duke refuzuar kështu 32 milionë eurot që për të njëjtin afat i garantojnë në Katar tek Al-Duhaili. Dje, turku ka udhëtuar drejt Turqisë ku do t’i bashkohet kombëtares në kuadër të Europianit që do të nisë me 11 qershor. Në Stamboll Çalha ka folur për mediat vendëse e nuk mund të mungonin komentet në lidhje me fitoren e “Djallit” me Atalantën. “Jam ende shumë i lodhur. Me fitoren e fundit rikthyem Milanin në Ligën e Kampioneve për herë të parë pas shumë vitesh. Jam shumë i lumtur sepse jam edhe ndër më të vjetrit në skuadër ku luaj prej katër vitesh. Tani do të mendoj për Europianin”, u shpreh turku për mikrofonat e “Fotomac”.

Te Milani ka lënë një ambient të lumtur që do të ketë kohë të mendojë edhe për Champions-in. 27- vjeçari më parë duhet të mendojë rinovimin, nëse do të ndodhë dhe për Europianin, por mendja dukshëm është në Itali teksa në deklaratën e tij shtoi: “Pas shtatë vitesh Milani do të shijojë rishtazi Ligën e Kampioneve. Në skuadër të gjithë ishim shumë të lumtur, por sidomos drejtori Maldini dhe tifozët. Nata e mbrëmshme ishte fantastike dhe kam fjetur pak. Vërtet ndiej lodhje, por është një lodhje e ëmbël”. Qëndrimi kuqezi vijon të jetë në vëmendjen e gazetarëve, por numri 10 i Milanit dribloi pyetjen duke u përgjigjur shkurtimisht. “Nuk dua të flas shumë për të ardhmen time në këto momente. Dëshiroj të mendoj për Europianin. Do të kem kohën e nevojshme për ta menduar rinovimin, gjithsesi theksoj se nuk kam marrë ende asnjë vendim. Do të vendos pas Europianit”, përfundoi Çalhanoglu.

Related posts

TARE I “ÇMENDUR”/ Zbuloni ofertën e MILANIT për SAVIC, LAZIO kërkoi NJË MAL ME…

Isa.Autor

E ARDHMJA E RIBERY NË DILEMË/ Ja plani i Fiorentinës për Ibrahimovic

Delo.autor

Emery: Dua ta mbaj Pastoren në PSG, por ai vendos vet për të ardhmen

Q.Autor

Leave a Comment