Futboll Seria A Sport

LARGIMI I CONTES NGA INTER/ Ish-drejtuesi Sabatini: Mihajlovic tek “Zikaltërit”? Le të shpresojmë që…

Largimi i Antonio Kontes nga Interi i ka habitur të gjithë sepse për tifozët zikaltër dukej se ishte vetëm fillimi, por gjithçka u përmbys në vetëm pak ditë.

Për stolin e Interit, drejtuesit zikaltër kanë në kokë shumë emra, një ndër ta dhe trajnerin e Bolonjës, Sinisa Mihajloviç.

Por kjo ide nuk i ka pëlqyer aspak ish-drejtorit sportiv të Interit, Valter Sabatini, i cili në një intervistë për “Radio Kiss Kiss” është shprehur se dëshiron që Mihajloviç të mos futet në këtë vorbull dhe të qëndrojë te Bolonja.

“Mihajloviç tek Inter? Le të shpresojmë që ai të mos hyjë në këtë vorbull dhe të qëndrojë tek Bolonja”, deklaroi Sabatini duke habitur të gjithë.

Related posts

LIVE/ Kukësi në avantazh ndaj Luftëtarit

Q.Autor

VIDEO/ Barcelona kalon në epërsi ndaj Deportivos, ja autori i golit

Q.Autor

Festë në Krujë e Tiranë, futbolli i vërtetë luhet në tre qytete

Sadik.Autor

Leave a Comment