Futboll Sport

LARGIMI I PASHMANGSHËM/ Në Portugali zbulojnë të ardhmen e Ronaldos, sakrifikon…

Kristiano Ronaldo nuk është aspak i lumtur te Juventusi, sidomos pas sezonit jo të mirë që bardhezinjtë po kalojnë. Portugezi kaloi te “Zonja e Vjetër” me synimin për të fituar edhe këtu Ligën e Kampioneve, por jo vetëm që nuk e ka fituar, por këtë sezon rrezikojnë seriozisht edhe pjesëmarrjen në këtë kompeticion.

Në këtë situatë, portugezi nuk po duron më dhe po mendon seriozisht largimin. Sipas asaj që raporton “Don Balon”, futbollisti e ka vendosur dhe dëshiron që në verë të bashkohet me skuadrën e Mançester Juanjtid, ku ka luajtur edhe më parë. Madje thuhet se 36-vjeçari është gati të bëjë edhe një sakrificë, në mënyrë ky operacion të mbyllet.

Ronaldo ka vendosur të ulë rrogën e tij nga 30 në 20 milionë euro, për t’u bashkuar me Junajtidin. Portugezi beson se me “Djajtë e Kuq”, do të arrijë të korrë sërish suksese si në të kaluarën dhe t’i rikthehet buzëqeshja pas sezonit të vështirë që është duke kaluar.

Related posts

U ZGJODH ANËTAR I KOMITETIT EKZEKUTIV TË “UEFA-S”/ Ja rroga vjetore e Armand Dukës për këtë pozicion

Delo.autor

MBI TË ARDHMEN E MESFUSHORIT IMBORGIA/ Menaxheri i lojtarit të Serisë A: Juventus ka arritur marrëveshjen për çmimin

Delo.autor

KONTRATË 5-VJEÇARE ME “LOS BLANCOS”/ Zbulohen detajet e kontratës Hazard-Real Madrid, ja paga faraonike

Delo.autor

Leave a Comment