Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Coppa Italia: Mbyllet ndeshja Atalanta-Juventus. Rezultati 1-2

Mbrëmjen e sotme në “Mapei Stadium” të Rexho Emilias, Juventusi do të tentojë të ngushëllohet për mungesën e titullit të 10-të radhazi me trofeun e Kupës së Italisë, ku në finale do të ketë skuadrën e Atalantës. Në 16 precedentë në këtë kompeticion mes “Zonjës” dhe “Deas”, torinezët kanë regjistruar 6 fitore, 4 humbje dhe 6 barazime.

Skuadra që do të fitojë në fund trofeun mund të rrisë përfitimet nga 2.8 milionë të garantuara aktualisht në 4.4 milionë euro në total. Në të njëjtën kohë, fituesja ka të garantuar edhe 1 milion euro të tjera si finaliste e Superkupës, nëse ajo luhet në Itali ose 3.3 milionë nëse Superkupa do të zhvillohet në Arabinë Saudite.

 

LIVE/ Atalanta – Juventus 1-2

 

Mbyllet ndeshja

MINUTA 73/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Federico Chiesa.

Nis pjesa e dytë

****

Mbyllet pjesa e parë

MINUTA 41/ Atalanta barazon shifrat me golin e shënuar nga Ruslan Malinovsky.

MINUTA 8/ Juventus kalon në avantazh me golin e shënuar nga Dejan Kulusevski.

MINUTA 1/ Starton ndeshja

Related posts

“Kazan Arena”/ Brazili, Argjentina, Gjermania dhe “mallkimi” i përbashkët

Isa.Autor

CLUB BRUGGE-PSG/ Veterani Buffon paralajmëron: Ja kush luan në portë te “Parisienët”

Delo.autor

NJERIU I TRIPLETËS/ “Gaboi” kur ishte adoleshent, 18-vjeçarja kërkon atësinë nga Eto’o

Isa.Autor

Leave a Comment