Futboll Seria A Sport

MADHËSHTOR/ Juventus mposht Atalanta-n me përmbysje dhe ngre Kupën e Italisë

Vendimtar lojtari më i rëndësishëm i sezonit pas Cristiano Ronaldo. Federico Chiesa është ai që me golin e tij të bukur, duke gjetur edhe asistin e Kulusevski, gjunjëzon bergamaskët në Reggio Emilia, Mapei Stadium, aty ku 800 tifozë bardhezi festuan (sot kishte 4300 në total)

Pjesa e parë ka parë një Juventus më të mbledhur teksa goli ka ardhur nga Kulusevski pasi Atalanta u tregua e rrezikshme.

Malinovsky barazoi rezultatin 1-1 me një tjetër aksion po aq të bukur sa goli i suedezit të Juventusit.

Në pjesën e dytë, Chiesa goditi shtyllën, por më pas nuk fali dhe shënoi. Në fund, Atalanta e mbylli me dhjetë pasi Toloi doli me karton të kuq.

Trofeu i dytë për Pirlon si trajner në karrierë, pas Superkupës së Italisë (fituar ndaj Napolit)

Related posts

PO SHKËLQEN/ MANAJ në formacion, shënon që në “dhomat e zhveshjes”

Isa.Autor

LIVE/ Luftëtari-Teuta: Perla e Rapos nga jashtë zone, Hidi shtanget nga e majta “vrastare” (VIDEO)

Isa.Autor

Klubet e Serisë A, 130 milionë euro për zero rezultate

Q.Autor

Leave a Comment